100-vjetori i Ismail Qemalit në Vlorë, stërnipi: Vdekja e tij ende mister

Akademikë edhe historianë u mblodhën në qytetin e Vlorës për të mbajtur një konferencë shkencore në nderim të 100-vjetorit të ndarjes nga jeta të Ismail Qemalit. Në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe stërnipi i tij, Nedim Qemal Vlora, i cili ndali tek enigma e pazbuluar përsa i përket ndarjes së firmëtarit të parë të Deklaratës sonë të Pavarësisë. Sipas tij, Ismail Qemali ndonëse mbrojti interesat e Shqipërisë, në fund e pagoi me jetën. 

“Vdekja e Ismail Qemalit ka qenë një mister i vërtetë. Deri në fund ka qenë i vetmi politikan që ka mbrojtur interesat e Shqipërisë, por e pagoi me vdekje. Kjo është e vërtetuar nga të gjitha dokumentet edhe autografet që ka shkruar vet Ismail Qemali, dhe fëmijët e tij. Nga informacionet e gjyshes sime edhe të babait që dilte shëtitje me gjyshin, Ismail Qemal Galip Aleksandër, që ishte nipi i parë, që ka lindur në 22 janar 1914. Siç e dini Ismail Qemal ka lënë qeverinë e në 23 janar të 1914, ka vajtur në Nice dhe ka takuar nipin e tij. Janë informacioneve të ngushta që janë brenda familjes që nuk janë bërë publike asnjëherë, por që unë kisha dëshirë t’i publikoja me anë të shtëpisë botuese. Historia e Ismail Qemalit është shumë e gjatë dhe do shumë kohë që të zbardhet”, tha stërnipi Nedim Qemal.

Ismail Qemali më 1912 shpalli pavarësinë e Shqipërisë në Vlorë. Ai vdiq më 24 janar të vitit 1919 në Peruxhia të Italisë, pak momente para se të jepte një konferencë për shtyp. Deri më sot nuk ka një variant përfundimtar të vdekjes së tij.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Propozimi i Ramës për ligjin e ri për emigrantët në Britani, Spahiu: I vështirë, por nëse realizohet do ishte gjë e bukur dhe mbështetje

Propozimi i Ramës për ligjin e ri për emigrantët në Britani, Spahiu: I vështirë, por nëse realizohet do ishte gjë e bukur dhe mbështetje