100-vjetori i kompozitorit Piazzolla sjell tingujt klasikë! Muzika argjentinase, 'magji' në Kalanë e Gjirokastrës

GJIROKASTËR- Tingujt klasikë të kompozitorit argjentinas Astor Piazzolla të ardhur përmes orkestër simfonike, krijuan një atmosferë të këndshme artistike në kalanë e Argjirosë në qytetin e gurtë të Gjirokastrës.

Koncerti  “Ne dhe Piazzola” u mbajt në përkujtim të 100-vjetorit të lindjes së artistit argjentinas. Në festivalin “Gjiro-clasica” u interpretuan pjesë nga vepra e tij nga instrumentistët si Suela Picirri, Kristina Petrollari dhe Dorina Laro e cila thotë se aktivitete të tilla gjallërojnë jetën e artistike të qytetit.

'Është një kënaqësi e veçantë sepse ne prezantuam në 100 vjetorin e Astor Piazzolës kompozitorit argjentinas  ku prezantuam gjithë pjesën më të madhe të veprimtarisë dhe krijimtarisë së tij. Sonte u gjëndëm këtu  bëmë muzikë morëm emocion dhe shpresojmë të kemi dhuruar gjithashtu emocion dhe të rikthemi sa më shpejt në Gjirokastër me koncerte të tilla. '-tha violençelistja Dorina Laro.

Për muzikantët Llambi Margariti dhe Arben Rexha koncerti është një vlerë e shtuar për edukimin e publikut me muzikën klasike.

'Ndjejmë që përditë e më shumë kënaqësitë e artit pjesë e të cilit duhet të bëhen ushqim shpirtëror për njerëzit. S’është kjo e gjitha, sa rëndësi për mua merr kur një koncert i bukur orkestral, siç ishte sot ne e ndjejmë dhe shijojmë në kalanë e Argjirosë.'- tha artisti Llambi Margariti.

'Gjirokastra vërtet ka fol por ka edhe instrumentistë, që i ka dhënë jetë dhe gjallëri këtij qyteti dhe shpresojmë që së shpejti të kemi dhe ne instrumentistë tanë që të kemi koncerte për publikun e qytetit.'- tha muzikanti Arben Rexha.

 Koncerte të tilla artistike do të vijojnë çdo fundjavë përgjatë gjithë sezonit turistik duke e shndërruar qytetin historik të Gjirokstrës një destinacion të zgjedhur  për turistët vendas e të huaj.

Astor Piazzolla

 

M.Q./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?