101-vjeçarja që ende punon dhe i jep makinës jep 6 këshilla për jetëgjatësinë

101-vjeçarja që ende punon dhe i jep makinës jep 6 këshilla për jetëgjatësinë

101-vjeçarja, Jayne Burns, ka zgjedhur që të punojë akoma në zanatin e saj, dhe jo siç bëjnë shumë njerëz që pas daljes në pension nuk punojnë më. Ajo gjithashtu i jep edhe makinës.

Prej 25 vitesh ajo punon me kohë të pjesshme në dyqanin Joann në Mason, Ohio, e cila pret copa dhe pëlhura. Ajo thotë me plot bindje se puna është një nga sekretet e jetëgjatësisë së saj.

“Duhet të vazhdoni të lëvizni dhe të mos rrini ulur në shtëpi gjatë gjithë ditës. Thjeshtë më pëlqen të punoj dhe të kem kontakte të vazhdueshme në përditshmëri me njerëz të ndryshëm”, tha Burns.

Në "ditë normale", udhëtimi i saj me makinë zgjat 20 minuta. Orari i saj i punës në dyqan nuk ndryshon, por mund të ndodhë që 3 ditë në javë të ketë angazhim nga ora 9 e mëngjesit deri në 5 të pasdites. Puna e saj kërkon pak forcë fizike, por Burns është shprehur se nuk e ka fare problem këtë gjë.

Profesioni i saj i hershëm ishte kontabiliste, e cila më pas doli në pension, por kurrë nuk doli plotësisht në pension, raportojnë mediat e huaja.

Ajo ruan edhe format e saj trupore dhe kujdesin e saj për lëkurën, e cila ha pothuajse çdo gjë që dëshiron, duke përfshirë mishin, proshutën dhe gjalpin, ku dikur kujdesej shumë për konsumin e sheqerit, por tani jo më.

Kur u pyet nëse punën e bën për të plotësuar nevojat financiare apo për kënaqësi, ajo u shpreh se të dyja si arsye qëndrojnë.

Burns i ka mbijetuar sëmundjes së kancerit. Ajo u diagnostikua me kancer në zorrën e trashë në vitin 1995 dhe iu nënshtrua një operacioni. Mjekët e diagnostikuan shumë shpejt, kështu që ajo nuk iu nënshtrua kimioterapisë.

101-vjeçarja thotë se këshilla e saj kryesore për të jetuar gjatë dhe shëndetshëm është të kënaqeni duke qenë rreth njerëzve.

“Thjeshtë më pëlqen të jem e rrethuar nga njerëz, shumica prej tyre janë shumë miqësorë", tha Burns.

Një shkencëtar britanik, Andrew Steele, tha se jetëgjatësia e njerëzve varet 20% nga gjenetika e tyre dhe 80% nga stili i jetesës.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Amnistia, Basha: Manja u kap me presh në duar duke gënjyer! Bën hipokrizi, i jep mend SPAK si të luftojë korrupsionin dhe bënë Pazar me amnistinë

Amnistia, Basha: Manja u kap me presh në duar duke gënjyer! Bën hipokrizi, i jep mend SPAK si të luftojë korrupsionin dhe bënë Pazar me amnistinë