Sot shënohen 103 vite nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë.

Në këtë ditë të rëndësishme për historinë e dy vendeve, Ambasada e SHBATiranë ka publikuar një mesazh urimi ku theksohet miqësia e qëndrueshme dhe partneriteti i fortë mes dy vendeve.

Ambasada i fton qytetarët shqiptarë të testojnë njohuritë e tyre për momentet kyçe të historisë së marrëdhënieve SHBA-Shqipëri përmes një kuizi interaktiv të publikuar online.

'Sot festojmë 103 vjet marrëdhënie diplomatike mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë! Jemi krenarë për partneritetin tonë me Shqipërinë për të çuar përpara sigurinë, forcën dhe mirëqenien tonë të përbashkët. Mendon se i njeh momentet kyçe të historisë sonë të përbashkët?', thuhet në njoftim. 

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?