Drejtoria e Policisë së Qarkut të Beratit ka festuar sot 103 vjetorin e krijimit të saj, në një aktivitet, ku janë bashkuar drejtues institucionesh vendore, drejtues strukturash të organit blu si dhe familjarë të punonjësve të vrarë në krye të detyrës në vite.
Ka qënë nën drejtori i policisë, Ferdinant Zëra i cili ka folur në këtë aktivitet duke e cilësuar policinë e Beratit në këtë 103 vjetor si një institucion që ka arritur standarte të larta profesionale në luftën pa kompromis kundër krimit dhe korrupsionit.
“Në këtë përvjetor të 103 të krijimit të organizatës sonë, përulemi me nderim para të gjithë kolegëvë tanë, që ndër vite dhanë jetën e tyre në emër të jetës sonë, që u flijuan për të mos u harruar kurrë, dhe për për tu bërë simbol i përkushtimit tone” u shpreh nën drejtori.
Urime për festën e policisë përcollën dhe drejtues vendor, të cilët e vun theksin tek nderimi që duhet tu bëhet atyre që kanë humbur jetën në luftën kundër krimit për ruajten e rendit dhe qetësisë publike.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com