Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro ka bërë publike shifrat e vizitorëve të huaj, ku përgjatë periudhës janar-tetor 2024 Shqipëria është vizituar nga 10,4 milionë vizitorë të huaj.
“Vizitorët e huaj thyen rekordin e gjithë vitit 2023 duke shënuar shifrën e 10,4 milionë turistëve ose 16,2% më shumë se periudha janar-tetor e vitit të shkuar, edhe pse qëllimi ynë i vetëm nuk janë numrat, por ky model i mirë që po krijojmë e që sërish na jep medaljen si destinacioni më i dëshiruar turistik” është shprehur Kumbaro përmes një reagimi.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, gjatë muajit tetor vendin e vizituan 761 mijë vizitorë të huaj, ose 9,3% më shumë se tetori i vitit 2023.
Pak ditë më parë, ishte Organizata Botërore e Turizmit që në Barometrin Global e renditi Shqipërinë të parën në Europë dhe të dytën në botë sa i takon normës së rritjes së vizitorëve ndërkombëtarë. Po ky barometër e klasifikoi Shqipërinë të parën përsa i përket rritjes së të ardhurave nga sektori i turizmit krahasuar me periudhën e para-pandemisë.
Në fund të muajit tetor, revista e njohur e udhëtimeve “Wanderlust” i akordoi Shqipërisë medaljen e argjendit si vendi më i dëshirueshëm për t’u vizituar nga turistët, përmes një votimi nga lexuesit britanikë.
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Janar, 08:40
A duhen bërë publik emrat e politikaneve që kanë përdorur Sky Ecc?
-
Po
89.8%
-
Jo
6.1%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 3598
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
UNEP vlerëson Shqipërinë për modelin e ruajtjes së biodiversitetit dhe ekoturizmit, Kumbaro: 5.5 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura
17 Janar, 15:44
-
NDRYSHIMET/ Ekipi i PS për 11 majin! Drejtuesit politikë do jenë në listat e sigurta
14 Janar, 16:05
-
48 orë e mia në Tiranë, një arratisje perfekte europiane në qytetin më të nënvlerësuar
13 Janar, 13:54
-
Media britanike ‘Time Out’: Tirana mes qyteteve më të mira për t’u vizituar në Europë në 2025
12 Janar, 07:25
-
Për 3 ditë nis regjistrimi i emigrantëve për zgjedhje, Rama rikthen turin me diasporën! Dërgon drejtuesit politikë në Greqi dhe Itali
9 Janar, 17:10
-
”Bild” jehonë Shqipërisë, në krye të destinacioneve për vitin 2025
7 Janar, 10:44
-
‘Travel Pug’: 15 fshatra bregdetare në Shqipëri perfekte për adhuruesit e plazhit
1 Janar, 14:33
-
Spahiu: 'Shqipëria turistike' fenomeni i 2024, 10 vjet më parë disa qytete natën kishin vetëm qen dhe mace, zero turistë!
29 Dhjetor 2024, 19:01
-
Media britanike ‘Metro’: Shqipëria mes pesë destinacioneve spektakolare për të vizituar në 2025
28 Dhjetor 2024, 07:35
-
Media franceze 'Quand Partir': Shqipëria shndërrohet në destinacionin evropian më trendi të momentit
27 Dhjetor 2024, 08:37
-
Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie
26 Dhjetor 2024, 21:45
-
'Mirror': Shqipëria, parajsa evropiane tërësisht nën radarin e turistëve
24 Dhjetor 2024, 07:51