104 vjetori i Tiranës kryeqytet, akset ku do kufizohet qarkullimi i mjeteve, bashkia harton një sërë aktivitetesh

104 vjetori i Tiranës kryeqytet, akset ku do kufizohet qarkullimi i mjeteve, bashkia harton një sërë aktivitetesh

Për të shënuar 104 vjetorin e Tiranës kryeqytet, bashkia ka vendosur të organizojë të shtunën një seri aktivitetesh.

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Andi Seferi në një intervistë për edicionin e lajmeve në Vizion Plus me Frida Mavriqin, u shpreh se nga ora 10:00 deri në 22:00 do të bllokohet lëvizja e makinave nga kryqëzimi i rrugës Sami Frashëri me Myslym shyri dhe Reshit Çollaku me Myslym Shyrin.

“Ka disa ditë që Tirana ka filluar të festojë 104 vjetorin e saj ku janë bërë aktivitete të ndryshme. Për sa i përket momentit më kryesor, do fillojë në adtën 10 në orën 10:00 në Myslym Shyrin, ku deri në 22:00 do bllokohet nga lëvizja e makinave. Ajo që do doja të sqaroja është se duke nisur nga kryqëzimi i rrugës Sami Frashëri me Myslym shyri dhe Reshit Çollaku me Myslym Shyrin do jetë i bllokuar”, tha Seferi.

Por për të kremtuar 104 vjetorin, Bashkia e Tiranës ka menduar për një sërë aktivitetesh, të përshtatshme për grupmoshat e ndryshme. Në orën 14:00 të kësaj të shtune tha Seferi aktivitetet do i dedikohen fëmijëve, duke u pasur më pas me aktivitetet për të rinjtë. Edhe ditën e dielë do të ketë një ceremoni zyrtare në qafën e Kasharit.

“Në orën 14:00 do i dedikohet fëmijëve me aktivitetet të ndryshme, do mbillen pemë. Më pas do ketë aktivitetet me pjesëmarrjen e rinisë. Do jetë galeria e arteve të Tiranës dhe shumë institucione të tjera që po kontribojnë.  Ky 104 vjetor festohet nga të gjithë.  Në datën 11 shkurt, do bëhet një ceremoni zyrtare në qafën e Kasharit. Do jetë një festim shumë i veçantë i kryeqytetit tonë. Është edhe një moment reflektimi që ky kryeqytet të jetë kaq i mirë. Do u bëja thirrje qytetarëve të Tiranës ti bashkohen festimeve”, tha Seferi.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën