105 vjetori Pavarsisë, këngëtari:
Stop patriotizmit artificial

105 vjetori Pavarsisë, këngëtari:<br />Stop patriotizmit artificial<br>
Këngëtari Robert Aliaj ka uruar sot shqiptarët me rastin e e105 vjetorit të Pavarsisë me një mënyrë mjaft ët veçantë. “Sot është dita kur secili nga ne duhet të pyesin veten: Çfarë bëj unë për Shqipërinë?”, shkruan Roberti, ndërsa bën thirrje që të ndalohet patriotizmi fals.

Postimi i plotë i këngëtarit:
Sot eshte dita kur secili nga ne duhet te pyesi veten: Çfare bej une per Shqiperine? Te pyesni veten se cfare ne mund te bejme se bashku per mendimin e lire, per nje Shqiperi te cliruar nga prangat e gangsterizmit.

Stop Patriotizmit instant qe eshte nje supersticion i krijuar artificialisht dhe mbahet permes nje rrieti, genjeshtrash dhe falsiteti, nje paragiykim qe i vjedh njeriut vete-respektin dhe dinjitetin, qe amplifikon arrogancen dhe mendjemadhésine absurde. Stop patriotizmit si mbeturine e djegshme ne sherbim te pishtarit te cilitdo ambicioz me pushtet.

Patriotizmi në kontekstin e kohës sonë eshte nje ndjenje pergjegjesie kombetare. Jo shfrytezimit te pasurive natyrore, jo shkaterrimit dhe padijes. Jo patriotizmit instant afatshkurter, Joo shperthimeve te egzaltuara te emocioneve primitive. Po perkushtimit dhe qendrueshmerise.

Shqiperia pret nga cdo burre dhe cdo grua shqiptare, te permbushin misionin e tyre ne sherbim te kombit.

Zoti e bekofte Shqiperine.

 

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg