
Në përvjetorin e krijimit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Presidenti Ilir Meta ka shprehur urime dhe falenderime për kontributin e të gjithë ushtarakëve për atdheun.
Ai thotë se me sfidat e reja të sigurisë që parashtron koha, modernizimi i pandalshëm i ushtrisë shqiptare është domosdoshmëri.
Ndër të tjera Meta shkruan se ky përvjetor, pas tërmetit tragjik të vitit të kaluar e ka gjetur Shqipërinë në një tjetër periudhë të pazakontë të shkaktuar nga COVID.
"Koha shtron si domosdoshmëri një solidaritet mbarëkombëtar, bashkëpunim dhe gjithëpërfshirje, për të mposhtur këtë armik të përbashkët, që kërcënon çdo ditë shëndetin dhe jetën e qytetarëve" - shkruan Meta.
Duke vlerësuar gatishmërinë e Forcave të Armatosura në Spitalin e Traumës, kreu i Shtetit i inkurajon të gjithë ushtarakëve të vijojnë punën e tyre me përkushtim deri në fund.
"Me rastin e 108-vjetorit të krijimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, ju shpreh sot të gjitha grave dhe burrave në uniformë, konsideratat më të larta, urimet më të përzemërta, falënderimin dhe mirënjohjen e thellë për kontributet, përkushtimin dhe sakrificat në mbrojtje të Atdheut, Sigurisë Kombëtare, por edhe garantimit të lirisë, paqes e stabilitetit në rajon e botë, nën flamurin e NATO!
Edhe ky përvjetor, pas tërmetit tragjik të vitit të kaluar, na gjen në një periudhë të pazakontë dhe tepër të vështirë, të shkaktuar nga pandemia COVID-19. Koha shtron si domosdoshmëri një solidaritet mbarëkombëtar, bashkëpunim dhe gjithëpërfshirje, për të mposhtur këtë armik të përbashkët, që kërcënon çdo ditë shëndetin dhe jetën e qytetarëve" - shkruan Meta.
E.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
6 Shkurt, 23:06
Kushtetuesja rrëzon Ramën dhe Balluku pezullohet, jeni dakord me vendimin?
-
Po
51%
-
Jo
41.2%
-
Jam i/e dyzyar
7.8%
Vota total: 359
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tre gjeneralë të rinj i shtohen lidershipit të Forcave të Armatosura, ministi Vengu merr pjesë në ceremoni: Shembull frymëzimi për ushtarakët e rinj!
30 Janar, 15:32
-
Strategji e re për mbrojtjen, Vengu: Rritje pagash dhe personeli ushtarak, këtë vit nis prodhimi i municioneve
26 Janar, 12:21
-
'343 aplikime', Mbrojtja: Rritja e pagave dhe konsolidimi i shërbimit ushtarak si një karrierë e denjë motivon të rinjtë për t'u bërë pjesë Forcave të Armatosura
23 Janar, 08:26
-
Ministri Vengu inspekton kompleksin stërvitor në Bizë/Pajet: Investim strategjik për gatishmëri më të lartë të FA
22 Janar, 14:08
-
“Proces i nxituar për aderimin në Bordin e Paqes”- Xhaçka i përgjigjet opozitës: Ajo që po ratifikojmë sot s’është Statuti apo rregullat funksionale, por karta themeluese
22 Janar, 13:55
-
Ministri Vengu thirrje të rinjve: Edhe 24 orë për të aplikuar, bëhuni pjesë e Forcave të Armatosura
15 Janar, 09:10
-
Moti i keq, situatë problematike në 7 qarqe/ Rrugë të bllokuara, toka e banesa të përmbytura dhe evakuime nga zonat në rrezik
11 Janar, 13:27
-
Tiranë/ Shuhet zjarri në tregun e rrobave te ish-Uzina Dinamo, 50 subjekte të shkrumbuara! Në zonë ende prani tymi (PAMJE ME DRON)
8 Janar, 19:14
-
Presidenti Begaj e nis vitin e ri si kreu i Forcave të Armatosura: Krenarë për shërbimin tuaj në misionet ndërkombëtare
1 Janar, 11:35
-
Betohen ushtarakët e rinj të Forcave të Armatosura, Begaj: Paqja dhe siguria kërkojnë përkushtim! Vengu: Jeni shtyllë e mbrojtjes kombëtare!
29 Dhjetor 2025, 14:44
-
Vengu në Burrel, inspekton repartin e vjetër ku do të ngrihet qendra e re operacionale e Batalionit III të Regjimit të Këmbësorisë së Veriut
24 Dhjetor 2025, 13:49
-
Shqipëria merr nga SHBA sistemin raketor 'Javelin', Vengu: Forcon aftësitë mbrojtëse të Forcave të Armatosura dhe rrit sigurinë kombëtare
24 Dhjetor 2025, 08:53