11 anëtarët e Kongresit të Manastirit 
 do memorizohen në skulptura dylli

11 anëtarët e Kongresit të Manastirit <br /> do memorizohen në skulptura dylli
Anëtarët e Komisionit të Alfabetit të Gjuhës Shqipe do të memorizohen në skulptura dylli. Përurimi do të bëhet në vitin 2017. Vendimin e ka marrë qeveria e Maqedonisë

Është hera e parë në rajon që figura të rëndësishme të kombit shqiptar do të shndërrohen në dyllë. E këtë vendim e ka marrë Qeveria e Maqedonisë në një projekt mes vitit 2015- 2017, ku 11 anëtarët e Komisionit të Gjuhës Shqipe do të punohen në dyllë për t’u vendosur më pas në Muzeun e Alfabetit të Gjuhës Shqipe në Manastir. 

Drejtori i Muzeut të Alfabetit të Gjuhës Shqipe në Manastir, Nuer Arsllani ka pohuar se ky projekt do të zhvillohet në dy faza. “Njëra fazë është shpallja e konkursit për projekt ideor dhe faza e dytë është e përpunimit dhe vendosa e figurave më dyllë”, ka thënë Arsllani, sipas të cilit, projekti programor është gati dhe se këto ditë pritet edhe të shpallet konkursi. 

“Ideja ishte e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, pikërisht e zv. kryeministrit Musa Xhaferrit”, ka thënë Arsllani. Ai më pas ka shpjeguar se 11 anëtarët e komisionit të shndërruar në dyllë do të vendosen në katin e parë të Muzeut, në kuadër të ekspozitës së përhershme “Alfabeti shqip nëpër shekuj”. “Mendojmë që më 22 nëntor të vitit 2017 ta bëjmë edhe përurimin e këtyre figurave të shndërruara në dyllë”, tha Asllani.

Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ SHBA fiton medaljen e artë, thyejnë rekordin botëror

Paris 2024/ SHBA fiton medaljen e artë, thyejnë rekordin botëror