11 emigrantë të paligjshëm janë arratisur nga qendra e pritjes në Karreç të Vorës, AMP nis hetimet 

11 emigrantë të paligjshëm janë arratisur nga qendra e pritjes në Karreç të Vorës, AMP nis hetimet 

11 emigrantë të paligjshëm janë arratisur mbremjen e djeshme nga qendra e pritjes në Karreç të Vorës.

Ende nuk dihet nëse kanë patur ndihmë emigrantët për tu larguar nga qendra, e cila është nën kontrollin e policisë. 

Për ketë arsye mësohet se AMP ka nisur një hetim brenda qendrës, ku janë marrë në pyetje efektivët që kanë qënë në shërbim gjatë momentit kur ka ndodhur arratisja. 

Të gjithë këta persona janë të kapur më herët nga autoritetet shqiptare në tentative për të kaluar ilegalisht, ndihmuar edhe nga grupe kriminale që merren me trafikimin e emigrantëve të paligjshëm. 

Qendra e mbyllur për të huaj, ka qëllim strehimin e të huajve të parregullt në territorin e Republikës së Shqipërisë, ndaj të cilëve është marrë një masë ndalimi në përputhje me legjislacionin në fuqi, individë të ndaluar për kalim të paligjshëm kufiri, si edhe azilkërkues potencialë.

Qendra e mbyllur eshte nje strukture ne varesi te Drejtorisë së Migracionit, pjesë e Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Rreziku nga Rusia, ish-ministrja e Jashtme: Perëndimi urgjentisht ta pranojë Kosovën në NATO

Rreziku nga Rusia, ish-ministrja e Jashtme: Perëndimi urgjentisht ta pranojë Kosovën në NATO