Eksperimenti me përdorimin e viagrave gjatë shtatëzanisë është ndaluar menjëherë pas vdekjes së 11 foshnjave të porsalindura.

Grave që morën pjesë në studimin holandez, iu ishin dhënë tableta kundër impotencës për të përshpejtuar rritjen e fëmijëve të tyre.

Duket se droga, e cila nxit qarkullimin e gjakut, mund të ketë shkaktuar dëmtime vdekjeprurëse në mushkëritë e foshnjave.

Ekspertët thonë se nevojitet një hetim i plotë për të kuptuar se çfarë ka ndodhur, ndërsa studimi i parashikuar deri në vitin 2020 u anulua.