11 Korrik 1995, përkujtohet 22
vjetori i masakrës së Srebrenicës

11 Korrik 1995, përkujtohet 22<br />vjetori i masakrës së Srebrenicës
Këtë të martë më 11 korrik  shënohet 22-vjetori i masakrës më të madhe të luftërave që shpërbënë Jugosllavinë, krimi i genocidit në Srebrenicë.

Më 11 korrik të vitit 1995 në Srebrenicë (Bosnjë e Hercegovinë) hynë forcat e Ushtrisë së Republikës Serbe, ku u vranë rreth tetë mijë boshnjakë, burra dhe të rinj.

Në ceremoninë e përkujtimit  nuk marrin pjesë asnjë prej zyrtarëve nga Serbia. Vetë boshnjakët kanë thënë se zyrtarët serbë janë të padëshiruar, pasi ata  konsiderohen shkaktarë dhe bashkëpjesëmarrës në këtë maskër. Deri  më tani nga masakra e Srebenicës  janë identifikuar 6.241 viktima.

Këtë të martë me mijëra boshnjakë por edhe njerëz nga e mbarë botë mblidhen në  Bosnje për të kujtuar të rënët ku edhe pse kanë kaluar 22 vite ende vazhdojnë të gjenden varre masive.

Dhe çdo vit më 11 korrik, eshtrat e atyre që identifikohen gjatë vitit të fundit varrosen në Qendrën përkujtimore të Potoçari.

Sipas aktakuzës së Tribunalit të Hagës, ushtarët serbë nën komandën e gjeneralit Ratko Mlladiq nga 11 deri më 19 korrik  të viti 1995 në mënyrë të organizuar dhe sistematike vranë rreth tetë mijë  burra e djem myslimanë, ndërsa rreth 30 mijë gra u depërtuan brenda dy ditësh.

Për masakrën e Srebrenicës më 1995, janë akuzuar liderët serbë të Bosnjës, Radovan Karaxhiq dhe gjenerali Ratko Mlladic. Ndërsa Karaxhic arrestua pas fshehjes 13 vjeçare, Mlladic u arrestua pas 16 vjetësh. Karaxhic u dënua nga Tribunali i Hagës me 40 vjet burgim, ndërsa procesi ndaj Mlladic ende vazhdon dhe pritet të përfundojë në nëntor të këtij viti.
 
22 vjetori i maskarës së Srebenicës  është përkujtuar edhe nga Bashkimi Evropian, i cili në një deklaratë për mediat shprehet  se  në atë ngjarje të kobshme janë shkelur në mënyrë të rëndë vlerat  si dinjiteti njerëzor, liria, demokracia dhe barazia.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës