TIRANË - Afro 232 mijë emigrantë janë regjistruar deri më tani për t’u bërë pjesë e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar 186 mijë prej tyre, ndërsa ka refuzuar rreth 40 mijë aplikime.

Emigrantët kanë afat për të aplikuar deri më 4 mars, ndërsa KQZ ka shpallur objektivin për 250 mijë regjistrime deri në këtë datë.

Pjesa dërrmuese e aplikimeve janë nga Italia, Greqia e Gjermania, ndërsa emigrantët më së shumti janë nga Tiranë.