11 mijë fara kanabisi të cilësisë së lartë me postë nga Spanja, kapet porositësi në Vlorë

11 mijë fara kanabisi të cilësisë së lartë me postë nga Spanja, kapet porositësi në Vlorë

Foto ilustruese

VLORË-Një 30-vjeçar është arrestuar në momentin që mori në dorëzim pakon me 11 mijë fara kanabisi të ardhura nga Spanja në kuadër të operacionit të koduar “Kostumi”. I arrestuari është Olsi Caushaj. Pakoja me 11 mijë fara kanabisi ishte nisur nga Spanja me postë private.

Policia deklaron se në datë 14 maj kanë marrë informacionin se ka ardhur nga Spanja një pako e dyshimtë. Policia thekson se pakoja u ndoq deri në momentin që porositësi e mori duke bërë arrestimin e tij.

Në pako ishin dy qese që përmbanin fara kanabisi, njëra 7000 fara të cilësisë së lartë për kultivim me llamba elektrike dhe 4000 fara për mbjellje në natyrë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 18/05/2020 20:16

    Vlor dhe vetem Vlor!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Asgjë e re nga fronti i Perëndimit për të korruptuarit dhe “non gratat”

Asgjë e re nga fronti i Perëndimit për të korruptuarit dhe “non gratat”