Çdo fëmijë më spektër të autizmit, dhe me aftësi ndryshe, do të përfitojë shërbim dentar të specializuar. Lajmin e dha ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu gjatë vizitës në shkollën 9 vjeçare “Jorgji Dilo” në Elbasan.
Janë rreth 11 mijë fëmijë me aftësi të kufizuara, ndërsa projekti pilot do të nisë në Elbasan dhe më pas do të shtrihet në 12 spitale rajonale.
Për këtë, është finalizuar marrëveshja me Klinikën Stomatologjike Universitare, nga ku siç njoftoi ministrja - do të nisë brenda këtij viti, zbatimi i programit të specializuar. Për ofrimin e shërbimit do të angazhohen mjekë stomatologë, anestezistë-reanimatorë, të cilët shërbejnë në spitalet rajonale të vendit.
Ndërkohë, në shkollat në vend, bëhet edhe kontrolli për diagnostikimin e hershëm të skoliozës te fëmijët, apo edhe vizitat për sytë. Ministrja Spahiu tha se prioritet do të jetë unifikimi i një protokolli kombëtar, i cili, përtej depistimit, do të përcaktojë edhe vijimin e plotë të hallkës së kujdesit, nga referimi përmes mjekut të familjes, deri te trajtimi i rasteve të evidentuara.









Komente
Komento