11 shqiptarë të dënuar për vrasje në Britaninë e Madhe do të jenë të parët që do të kthehen në Shqipëri për ta vajtuar dënimin në vendin tonë, pas marrëveshjes mes dy qeverive. Media britanike ‘The Sun’ shkruan se mes 11 të dënuarve është edhe shqiptari Koçi Selmanaj i dënuar për vrasjen e një mësueseje në Londër.
Burgjet britanike strehojnë më shumë se 1.330 shqiptarë, ndërsa ‘The Sun’ shkruan se ministrat janë të vendosur të ulin ‘faturën’ për mbajtjen e tyr , e cila është rritur në rreth 60 milionë paund në vit .
Sipas artikullit, brenda disa javësh do të nënshkruhet një marrëveshje mes dy vendeve për përshpejtimin e largimit të të burgosurve shqiptarë nga burgjet në Britaninë e Madhe. Kjo marrëveshje do të realizohet pas një vizite që kanë kryer zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë dhe Shërbimit të Burgjeve të Mbretërisë së Bashkuar në burgjet e Shqipërisë, për të cilën patën rënë dakord kryeministri Edi Rama dhe Rishi Sunak në takimin që zhvilluan më 23 mars.
The Sun shkruan se Ekipi i Mbretërisë së Bashkuar vizitoi të gjitha burgjet tona në Peqin, Lezhë, Fushë Krujë dhe Drenovë në qytetin e Korçës. Sipas shkrimit, Mbretëria e Bashkuar do të ndihmojë vendin tonë në modernzimin e burgjeve dhe më pas sipas marrëveshjes një pjesë shumë e madhe e shqiptarëve që vuajnë dënimin në Britani do të kthehen dhe do ta kryejnë atë në burgjet e vendit tonë.
30 vjete (demokraci) vetum injorace dhe sote po mushim burgjete mren e jashte.
Përgjigju