Në mesazhin e dhënë online lideri i Al Qaeda shprehet se me 11 shtatorin është vendosur ekuilibri mes islamit dhe armikut të tij laik e materialist. Tragjedia e Kullave Binjake shtoi lideri u kujton muslimanëve fuqinë e tyre. Sipas tij vetëm islami mund t’i shpëtojë afro-amerikanët.
Edhe pse kanë kaluar 15 vite nga rënia e Kullave Binjake kërcënimi xhihadist nuk ka kaluar por ka shkaktuar viktima në të gjitha vendet. E përveç Al Qaeda është tashmë prezent edhe shteti islamik ISIS.
Ndërkohë kongresi amerikan sapo ka aprovuar ligjin që u jep mundësi familjeve të viktimave të 11 shtatorit që të akuzojnë Arabinë Saudite për lidhje me terroristët e al Qaeda. Por shumë politikanë mendojnë se probleme të tilla mund të acarojnë marrëdhëniet mes Riadit dhe Washingtonit.
Redaksia online
(e.m/Shqiptarja.com)