Zjarr në një qendër për persona me aftësi të kufizuar në Francë, 11 të zhdukur

Zjarr në një qendër për persona me aftësi të kufizuar në Francë, 11 të zhdukur

Autoritetet në qytetin lindor francez të Winzheim thanë se 11 persona janë zhdukur pas një zjarri që shpërtheu në një shtëpi pushimi për personat me aftësi të kufizuara.

Zjarri shpërtheu rreth orës 6:30 të mëngjesit sipas orës lokale, raportojnë mediat e huaja.

Ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin, tha se besohej se kishte disa viktima pasi zjarri shkatërroi ndërtesën.

Sipas autoriteteve lokale, 17 persona u dërguan në vende të sigurta dhe 1 person u dërgua në spital.

Sipas autoriteteve lokale në prefekturën Haut-Rhin, ata angazhuan 76 zjarrëfikës, 4 makina zjarrëfikëse dhe 4 ambulanca pas raportimeve të zjarrit.

Zjarri u vu shpejt nën kontroll pavarësisht flakëve të dhunshme, shtoi ai. Darmanin tha se zjarri shkatërroi pjesën më të madhe të ndërtesës 300 m2 nga ndërtesa 500 m2 dhe shtoi se operacionet e shpëtimit ishin ende në vazhdim.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:01
Francë/ Pas zjarrit në një qendër me aftësi të kufizuar, gjenden 9 trupa

1691586166_lkygj.jpg

Trupat e 9 personave janë gjetur dhe dy të tjerë dyshohet se kanë vdekur pas një zjarri në një shtëpi pushimi për personat me aftësi të kufizuara në Francën lindore, sipas raporteve të mediave franceze.

Grupi përfshinte 10 të rritur me aftësi të kufizuara dhe një person nga stafi Sipas autoriteteve lokale, 17 persona u dërguan në vende të sigurta dhe 1 person u dërgua në spital.  Zjarri tashmë është shuar, por ende nuk dihen shkaqet e tij.

Kreu i operacionit të shpëtimit tha se ata janë në kërkim për trupat e dy personave të cilët mbeten ende të zhdukur. Zjarri shpërtheu rreth orës 6:30 të mëngjesit sipas orës lokale. 

Presidenti francez, Emmanuel Macron, shprehu ngushëllimet e tij për viktimat dhe falenderoi shërbimet e urgjencës për reagimin ndaj "tragjedisë".

Kryeministrja franceze Élisabeth Borne dhe ministrja e Familjeve Aurore Bergé janë rrugës për në Wintzenheim.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë