Në kuadër të 110 vjetorit të krijimit të Gjykatës së Lartë, ambientet e jashtme të godinës së institucionit janë kthyer në një ‘galeri arti’ për vizitorët e ndryshëm të cilët do të shohin ekzpozitën e punuar nga nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe gjimnazeve të kryeqytetit.
Ekspozita e quajtur “Drejtësia në sytë e një piktori” do të qëndrojë e hapur për publikun gjatë ditës së sotme dhe të nesërme. Aty qytetarët do kenë mundësi të njihen me një sërë dokumentash historike të siguruara bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave, në të cilat pasyrohen foto dhe akte që datojnë në periudha të ndryshme gjatë historisë 110 vjeçare të Gjykatës së Lartë.
Ekspozita është punuar nga nxënësit e Liceut Artistik “Jordan Misja”, gjimnazi “Sami Frashëri” dhe shkollat 9 vjeçare “Jeronim de Rada”, “Mihal Grameno”, “Kosova”, “Osman Myderizi” dhe “Vasil Shanto”.