Orkestra frymore të ushtrisë shqiptare, në bashkëpunim me atë të Kosovës dhe vendeve të tjera të NATO, në veçanti ushtrinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të zhvillojnë më 3 dhjetor në Tiranë një koncert bamirësie për Ukrainën.
Aktiviteti zhvillohet në kuadër të 110-vjetorit të Pavarësisë që përkon njëherësh edhe me 110-vjetorin e krijimit të ushtrisë shqiptare.
Koncerti do të zhvillohet më 3 dhjetor, ora 19:00 në Pallatin e Kongreseve nën moton “110 vjet Forca të Armatosura – Së bashku për paqen”.
“Në këtë koncert do të përformojnë mbi 300 artistë nga Orkestra Sifonike e FA, Kori i FA, Banda e Ushtrisë shqiptare dhe Bandat e ushtrive të Kosovës dhe vendeve të NATO nga SHBA, Britania e Madhe, Franca, Italia, Greqia, Maqedonia e Veriut, Kroacia dhe Sllovenia. Kjo është hera e parë që një event i këtij dimensioni zhvillohet në Shqipëri. Të ardhurat e realizuara nga biletat do të shkojnë në mbështetje të familjeve me fëmijë të lënduar nga lufta në Ukrainë”, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.
Ministria bën me dije gjithashtu se të gjithë ata që duan të marrin pjesë mund t’i rezervojnë biletat në faqen e internetit ëëë.vivere.al ose duke telefonuar në nr. e telefonit 0696673220.
Mbështetës të këtij eventi të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura janë edhe Ministria e Kulturës, Bashkia Tiranë dhe ambasada e Ukrainës në Shqipëri.
K.T./LR/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24%
-
Të gabuar
68.5%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 2956
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Trump nominon gjeneralin e pensionuar Kellogg si të dërguar për Ukrainën dhe Rusinë
27 Nëntor, 20:11
-
112-vjetori i Pavarësisë, Tirana vishet kuqezi! Nesër në bulevardin 'Dëshmorët e Kombit' parada e shqiptarëve nga të gjitha trevat (FOTO + VIDEO)
27 Nëntor, 20:09
-
FOTOLAJM/ Presidenca ‘vesh’ dekorin e festave, ndriçohet nga drita shumëngjyrëshe
27 Nëntor, 18:40
-
‘Drejtësi për Martinin!’ Marshim protestë për sigurinë, por pa bojkot në shkolla
27 Nëntor, 18:22
-
Mbledhja e Qeverisë, Vasilika Vjero largohet nga posti i zv/ministres së Financave pas katër vitesh
27 Nëntor, 18:05
-
Çlirimi i Shqipërisë, nxënës e veteranë mbjellin 80 pemë në varrezat e Dëshmorëve! Veliaj: Të qartë në vokacionin tonë Europian
27 Nëntor, 15:59
-
SPAK goditi organizatën kriminale të Suel Çelës, lihen në fuqi 20 masat e sigurisë, ndryshon vetëm për avokaten e grupit! Ja emrat e 4 të kërkuarve (VENDIMI)
27 Nëntor, 13:48
-
Akti normativ/ 501 mln lekë u kthehen profesionistëve të lirë! Ministri Malaj: Brenda datës 31 dhjetor 2024 përfundon procesi i rimbursimit
27 Nëntor, 11:04
-
Protesta e 26 nëntorit/ Goditën e ofeduan policët, 15 deputetë të opozitës hetohen si organizatorë! Arrestohen 2 militantë, 64 në hetim (EMRAT)
27 Nëntor, 09:26
-
Lufta në Ukrainë/ Trump zgjedh Kellogg si të dërguar special për Rusinë dhe Ukrainën
27 Nëntor, 07:48
-
Mero Baze: 700 cuba që duan t’u imponohen 700 mijë qytetarëve
26 Nëntor, 21:21
-
NATO konfirmon mbështetjen për Ukrainën pas sulmit rus me raketë balistike
26 Nëntor, 20:36