111 pemë nga 111 nxënës në Parkun e Varrezave të Dëshmorëve

111 pemë nga 111 nxënës në Parkun e Varrezave të Dëshmorëve

Nxënësit duke mbjellë pemë në Parkun e Varrezave të Dëshmorëve

Në prag të 111 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, 111 nxënës mbollën në mënyrë simbolike 111 pemë në Parkun e Varrezave të Dëshmorëve.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili u bë pjesë e aksionit për mbjelljen e pemëve, tha se sot patriot është ai që nuk e bën pis Tiranën dhe Shqipërinë, ai që nuk ndërton pa leje, ai që nuk ndot, por kontribuon për gjelbërimin, që e thotë një fjalë të mirë duke inkurajuar të tjerët.

“Sot po jetojmë ditët tona më të mira, si Tiranë, si në Shqipëri. Madje, edhe si shqiptarë në rajon. Jam shumë mirënjohës kur shoh fëmijë të vegjël dhe nxënës, që javën e tyre të pushimit e kalojnë duke mbjellë 111 pemë në një nga kodrat më të bukura, siç janë Varrezat e Dëshmorëve. Shpresoj shumë që kjo javë festimesh të jetë edhe një javë reflektimi për të kuptuar se sot nuk kemi armiq që na pushtojnë, por pengesat më të mëdha, stërkëmbshat më të mëdhenj, i bëjmë po vetë, shqiptarë mes shqiptarësh, kur nuk gjejmë gjuhën, kur pengojmë njëri-tjetrin, kur mundohemi që partitë të dalin mbi vendin. Të mbjellësh pemë sot është më e rëndësishme! U bënë kaq vite demokraci, ende nuk vijmë dot bashkë, përtej partive politike dhe përtej ndasive partiake në Varrezat e Dëshmorëve apo në Çlirimin Tiranës. Është koha që të tejkalojmë ata persona që na mbajnë të ndarë dhe refuzojnë të pranojnë datat tona historike, që refuzojnë ta lënë vendin të ecë përpara me gjithë shpejtësinë dhe energjinë e mundshme. Do të duhet t’i lëmë pas ata, që vendi të ecë përpara”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se duhet ta marrim seriozisht shprehjen: “O sa mirë me qenë shqiptar” dhe secili duhet të kontribuojë për vendin e tij. “Disa e kanë kontributin në nivel kombërtar apo qyteti, por disa mund ta kenë kontributin te familja, lagjja, klasa, shkolla e tyre apo vendi i punës. Nëse secili sillet si një shqiptar dhe qytetar i mirë, i kemi bërë kombit një nder të jashtëzakonshëm dhe një respekt shumë të madh”, tha ai.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • toni: 29/11/2023 06:23

    qeveria po te doje e ka shume te lehte te mbjelle peme...jep nje shperblim per cdo peme te mbjelle nga qytetaret...vleren ta caktoi qeveria...500 leke te vjetra psh..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë