Më 28 nëntor, në kuadër të 111-vjetorit të Ditës së Pavarësisë në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ do të zhvillohet Parada Kuq e Zi 2023.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet 3D si do të zhvillohet parade e shkruan se ideja ka ardhur nga një grup të rinj në diasporë.
‘Një ide e ardhur nga një grup të rinjsh në diasporë, do të mbledhë shqiptarët nga të katër anët në një paradë të vetme më 28 nëntor. Nëse moti do të ndihmojë pak, në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" nis në mesditë Paradakuqezi 2023!’- shkruan Rama.
Me pjesëmarrjen e mijërave shqiptarëve nga të gjitha trojet, parada do të mbledhë mbi 150 Ansamble popullore.
Drejtorja Ekzekutive e Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon, Andriola Kambo, në një intervistë për Report Tv, tregoi detaje të paradës që për herë të parë zhvendoset nga Nju Jorku në Shqipëri.
‘Tirana ka qenë një bum turistik. Ne po përpiqemi të promovojmë të gjitha qytet shqipfolëse nga kryeqendra e të gjithë shqiptarëve. Ku ka më mirë të festojmë në ditët e pavarësisë. Të promovojmë vlerat dhe grupet artistike që janë të kësaj parade’, u shpreh drejtorja Ekzekutive e Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon, Andriola Kambo.
Ky event synon nxitjen e saj qa Kambo preferon ta quajë “rrjetëzim të shqiptarëve” kudo ku ka të tillë.
‘5 mijë e ca vetë janë pjesë të kësaj parade. Po flasim për një paradë për herë të parë të llojit të saj. Kemi 47 komuna arbëreshe. Thuajse gjithë Tirana është e bllokuar. Kemi dhe diasporën që po bëhet pjesë. Po vijnë nga New Yourk-u për tu bërë pjesë’, tha Kambo.
Prej 15 vitesh ky organizim i shoqatës ‘Rrënjët Shqiptare’ ka veshur nju Jorkun me petkun e flamurit, dhe ka shërbyer për të dhënë mesazhe bashkimi për shqiptarët.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
4 Prill, 10:21
Nafta arrin në 224 lekë/litri, a është e mjaftueshme vetëm ulja e akcizës?
-
Po
14.5%
-
Jo
77%
-
Nuk kam mendim
8.4%
Vota total: 1598
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Nuk jam kundër Ogertës por...' Erion Braçe kritikon 'udhëheqësin': Si mund të bësh takime në një zonë pa deputetin përkatës (VIDEO)
5 Prill, 19:50
-
Një fundjavë në Vlorë? Ja pse ky qytet është zgjedhja më e lehtë për t’u shkëputur nga rutina
5 Prill, 13:55
-
‘Rritje e të ardhurave buxhetore në nivel historik’- Rama paralajmëron: Pritet të mbledhim 1 miliardë euro shtesë gjatë kësaj periudhe
5 Prill, 09:59
-
Miratimi i Aktit Normativ për uljen e akcizës së naftës, Rama: Hyn në fuqi menjëherë kur çmimi kalon 220 lekë/litër! Zgjat deri në stabilizimin e situatës ndërkombëtare
5 Prill, 09:51
-
Rama: Negociatat janë në vijë, gënjeshtër se janë bllokuar! Së shpejti do të kemi lajme shumë të mira për procesin e integrimit
5 Prill, 09:40
-
Politika uron Pashkët, Begaj: Të punojmë më shumë për të përmirësuar jetën! Rama: Shqipëria e bekuar nga bashkëjetesa fetare (VIDEO)
5 Prill, 07:31
-
Lirimi i hapësirave publike, Lundra pastrohet nga 2253 automjete të vjetra! Fondi i posaçëm shkon në ndihmë të institucioneve (VIDEO)
4 Prill, 17:58
-
Vendoret 2027/ Berisha ‘lëshon’ Florian Binajn: Do i japim Tiranës kandidaturën më të shkëlqyer! Braçe, përfaqësues i një partie të zhdukur
4 Prill, 13:29
-
Vendoret, Rama: Nuk ka qendër votimi që nuk e fitojmë dot! S’ka bllokim negociatash, të bëjmë çmos që dera të mbyllet vetëm pasi ne të futemi në BE
4 Prill, 13:04
-
‘Burrat le të mërziten’, Rama hedh batuta: Në Dibër m’u hodhën në fyt, por mund të merrnim mandatin e katërt se shkuan pas grave
3 Prill, 17:44
-
'Ku ndodhen tani?' Rama ‘thumbon’ opozitën: Luli në gjumë, ata të tjerët në kafe! Së shpejti, program i ri për familjet me ndihmë ekonomike
3 Prill, 17:03
-
Fuqizimi i turizmit kulturor, Rama: Ka nisur muzealizimi i godinave historike
3 Prill, 16:14
PARADËN DUHESH TË DILTE USHTRIA NË SHESHË TË PARAKALONTE,TË DEMOSTRONTE ME TRUPA DHE ARMATIM SIPAS KOHËS DHE NEVOJËS MBROJTËSE QË KA VENDI QË FESTONË PAVARSIN,PASË TYRE TË PARAKALOJ E FESTOJ KUSH DO QË E NDJEN E FESTON PËR PAVARSIN E SHQIPËRIS
PërgjigjuMe falni injorancen po kur ka qen i lir ndonje her populli Shqiptar qe festohet pavarsia ?
PërgjigjuEpo pa parade nuk rri dot qurravisja ramiste si deshmi e trashegimise komuniste.
PërgjigjuMire duket ne 3D. Te presim realitetin
PërgjigjuParada ne tirane,ahahah Edhe festat doni ti pervetesoni sipas qejfit….
PërgjigjuPo, shumë bukur, se flamuri është ngritur në Tiranë. Edhe Ismail Qemali është me origjinë nga Kamza.
PërgjigjuFiks, por Vlores nuk ia heqin dot, te bejne c'te duan.