Kristi Janku, blogerja shqiptare e njohur si Kikiliciouss, do të bëhet nënë për herë të parë.

Ajo ka ndarë lajmin e pritjes së ëmbël përmes një videoje në rrjetet sociale ku shfaqet krah të fejuarit të saj, ndërsa në pah del barku i rrumbullakosur.

“Kur dashuria është aq e madhe 1+1=3”, ka shkruar Kristi krah videos, ‘matematikë’ që nuk gabon kurrë.