ITALI- Punonjësit e doganës në bashkëpunim me Guardia di Finanza kanë arrestuar në Bari një shqiptar dhe një shtetas të Kosovës.
Arrestimi i të dy personave, ende të paidentifikuar ndodhi pasi gjatë kontrollit të makinës, në bagazh iu gjetën 114 mijë euro të padeklaruara.
Policia sekuestroi sasinë e parave dhe po heton mbi burimin e tyre, ndërkohë që dy personat e ndaluar kanë kërkuar që të paguajnë masën e gjobës siç e parashikon legjislacioni.