1,164 të infektuar me koronavirus dhe 9 viktima në 24 orët e fundit! 23 pacientë në gjendje të rëndë në spitale! Shërohen 1,987 të tjerë

1,164 të infektuar me koronavirus dhe 9 viktima në 24 orët e fundit! 23 pacientë në gjendje të rëndë në spitale! Shërohen 1,987 të tjerë

Spitali Infektiv

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 1,164 raste të reja me koronavirus nga 7,554 testime të kryera. Fatkeqësisht 9 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve.

Më konkretisht bëhet fjalë për një qytetar nga Puka 49 vjeç, tre qytetarë nga Fieri 58-85 vjeç, tre qytetarë nga Tirana 61-79 vjeç, një qytetar nga Durrësi 73 vjeç dhe një qytetar nga Berati 80 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarë të vaksinohen, bën me dije se në spitalet COVID po marrin trajtim mjekësor 128 pacientë, nga të cilët 23 janë në gjendje më të rënduar.

Sakaq, 1,987 qytetarë janë shëruar nga koronavirusi gjatë këtyre 24 orëve, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 240,642 që nga fillimi i epidemisë.

Krahasuar me një ditë më parë kemi rënie të infektimeve dhe rritje të numrit të viktimave.

Sa i përket infektimeve, rastet e reja në 24 orët e fundit u regjistruan në këto bashki; 529 në Tiranë, 64 në Vlorë, 52 në Shkodër, 46 në Durrës, Fier, 44 në Krujë, 33 në Gjirkastër, 32 në Lushnje, Berat, 22 në Sarandë, Elbasan,15 në Lezhë, 11 në Kamëz, Korçë, Skrapar, 10 në Patos, Devoll, Dimal, Kuçovë, Gramsh, 8 në Malësi e Madhe, Kurbin,Vorë, Divjakë, Tepelenë, Peqin, 7 në Kukës, Kavajë, 6 në Vau i Dejës, 5 në Selenicë, Kolonjë, Cërrik, 4 në Mirditë, Shijak, Mat, Mallakastër, Delvinë, Pogradec, Librazhd, 3 në Fushë -Arrëz, Tropojë, Himarë, Memaliaj, Poliçan, Belsh, 2 në Has, Rroskovec, Libohovë, Përmet, Këlcyrë, Maliq, Prrenjas, 1 Dibër. 

Statistika (02 Shkurt  2022)
Raste të reja ditore          1,164
Të shëruar në 24 orë       1,987
Të shtruar në spitale       128
Humbje jete në 24 orë    9
Testime ditore                7,554
 
Testime totale                 1,678,905
Raste pozitive                 261,240
Raste të shëruara            240,642
Raste Aktive                   17,236
Humbje jete                     3,362
 
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë             7,702
Fier                 1,705
Shkodër          1,598
Vlorë              1,320
Elbasan           1,040
Gjirokastër       886
Berat                733
Lezhë               653
Korçë               648
Durrës              509
Kukës               313
Dibër                129

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?