11.7 mijë shqiptarë kërkuan azil në Mbretërinë e Bashkuar, të parët nga e gjithë bota

11.7 mijë shqiptarë kërkuan azil në Mbretërinë e Bashkuar, të parët nga e gjithë bota

Emigrantë

Ndërsa ritmet e ikjes në Mbretërinë e Bashkuara (MB) rezultojnë të kenë rënë këtë vit, sërish mbetemi shteti i parë për kërkesat për azil në MB.

Të dhënat zyrtare nga Home Office, të përpunuara nga Monitor bëjnë të ditur se në tremujorin e parë të 2023 u shënuan gjithsej rreth 1036 kërkesa të reja për azil në Mbretërinë e Bashkuar, nga 1,440 në të njëjtën periudhë, me një rënie prej 28%.

Të dhëna të tjera të publikuara nga mediat vendase tregojnë se nga qershori 2022 deri në qershor 2023 kishte 11,790 shtetas shqiptarë që kërkuan statusin për azil, duke u renditur të parët nga aplikantët e gjithë botës. Të dytët ishin afganët, me rreth 10 mijë.

Në total, më shumë se 175,000 azilkërkues janë duke pritur për një vendim fillestar për aplikimin e tyre, një rekord i lartë, bënë të ditur statistikat e publikuara rishtazi nga Home Office. Rritja e përgjithshme e rasteve në pritje ishte “për shkak të më shumë rasteve që hynë në sistemin e azilit sesa marrjes së vendimeve fillestare”, tha Zyra e Brendshme.

Nga 11,790 aplikimet e shtetasve shqiptarë, 7,557 erdhën nga mbërritjet me varka që kalonin Kanalin, tregojnë të dhënat, megjithëse numri i shqiptarëve që vijnë me varka të vogla ra ndjeshëm këtë vit krahasuar me vitin 2022.

Në 2022 u shënuan gati 16 mijë aplikime për azil nga shtetasit shqiptarë

Të dhënat e mëparshme të publikuara nga Zyra e Statistikave të Emigracionit, Mbretëria e Bashkuar dhe të përpunuara nga “Monitor” tregojnë se numri i aplikimeve për azil gjithsej nga shtetasit shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2022 ishte 15,925, duke shënuar një nivel rekord për këtë vend.

Në krahasim me vitet e mëparshme, aplikimet për azil u rritën ndjeshëm. Në 2021-n numri i aplikantëve nga Shqipëria ishte 5,147, ndërsa në periudhën 2013- 2018 kishte qenë mesatarisht më pak se 3 mijë persona në vit. Nga viti 2003 deri në 2011 aplikimet nuk i arrinin as 200 në vit (shiko grafikun: Aplikimet për azil nga shtetasit shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar)./Monitor

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq në Fier, reshjet intensive lënë pa energji elektrike Libofshën dhe rrethinat e saj

Moti i keq në Fier, reshjet intensive lënë pa energji elektrike Libofshën dhe rrethinat e saj