12.6 mln lekë për Min. e Mbrojtjes
Luan Rama: Duhet rritje e buxhetit

12.6 mln lekë për Min. e Mbrojtjes<br />Luan Rama: Duhet rritje e buxhetit
TIRANE - 12.6 milionë lekë janë mëse të mjaftueshme për Ministrinë e Mbrojtjes për vitin 2015. Gjatë diskutimeve në Komisionin e Sigurisë ku u shqyrtua buxheti për këtë institucion, Sekretari i Përgjithshëm Arjan Kraja tha se Ministria e Mbrojtjes me këtë shumë mund t’i plotësojë nevojat dhe detyrimet. Përkundër argumenteve të sekretarit Kraja, deputeti i LSI Luan Rama ka këmbëngulur për rritje të buxhetit duke u treguar skeptik ndaj deklaratave të tij.

“Synohet angazhimi i Shqipërisë në misionet e përbashkëta NATO, ne me atë nivel shpenzimesh por me një mirëmenaxhim jemi të gatshëm të plotësojmë të gjitha detyrimet dhe angazhimet që Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë ka në partneritetin me NATO-n, përkundrazi angazhimi dhe pjesëmarrjet tona në misionet e ndryshme po vjen përditë dhe në rritje. Një vit sigurisht kalon shpejt dhe a do jenë të mundura që Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë të kenë një fytyrë ndryshe në armatim dhe në municion, unë ju garantoj që po dhe kjo fillon të realizohet që në muajin dhjetor”, tha Sekretari i Përgjithshëm i MM, Arjan Kraja.
 
“Të paktën ta çojmë në atë vlerë që kishte buxheti i vitit të kaluar sepse 20 apo 15 milionë dollarë më pak natyrisht nuk e përligjin justifikimin që kemi gjetur ca abuzime të bëra në buxhetin nga paraardhësit dhe tani për shkak të ekonomizimit më të mirë të buxhetit kemi nxjerrë ca fonde që ti kursejmë. Unë shpresoj që të jetë e vërtetë ajo që thatë ju që në fund të vitit të ardhshëm do të kemi një standard më të ngritur të nivelit të modernizimit të ushtrisë po më lejoni që pa bërë orakullin të them që do të rezultojë e pavërtetë kjo gjë që thatë ju”, tha deputeti Luan Rama.
 
E kënaqur me këtë buxhet ka qenë edhe Ministria e Brendshme. Më pas Komisioni i Sigurisë me dyer të mbyllura ka shqyrtuar buxhetin për Shërbimin Informativ Shtetëror për shkak të informacionit të klasifikuar.
 
Prania e përfaqësuesve të SHISH duket se ka bërë më vigjilent kryetarin e Komisionit të Sigurisë Spartak Braho, i cili kërkoi të dinte nga një gazetar i medias së shkruar se çfarë po filmonte me celularin e tij, duke sjellë në sallë edhe disa batuta.

Spartak Braho: - Cfarë gazetar je i kujt je?
Gazetari: - Gazetar i një gazete
Braho: - Po pse filmon me celular.
Gazetari: - Kam që qëparë
Braho: - Po pra prandaj të thashë më bëri përshtypje, po këtu s’ka ndonjë topless, ikni dhe mos hajdeni.
 
(Të qeshura në sallë pas batutës)


Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën