Memorie.al/ publikon kryeartikullin e gazetës “Zëri i Popullit” të datës 12 dhjetor 1990, ku me gërma të mëdha njoftohej mbledhja e plenumit të 13-të të Komitetit Qëndror të PPSH-së, i cili përveç marrjes së vendimeve mbi mbajtjen e Kongresit të X-të të saj në qershorin e vitit 1991 dhe Aktivit Kombëtar të Partisë për në datën 26 dhjetor të atij viti, njoftonte edhe shkarkimin nga funksioni të anëtarëve të Byrosë Politike, të ‘shokëve’: Muho Asllani, Simon Stefani, Lenka Çuko, Foto Çami, Hajredin Çeliku, si dhe Qirjako Mihali dhe Pirro Kondit, nga detyra e kandidatit të Byrosë Politike të Komitetit Qëndror të PPSH-së, e takimin e ‘shokut’ Ramiz Alia, me një përfaqsi të studentëve të Universitetit Shtetëror të Tiranës.
KOMUNIKATË
MBI MBLEDHJEN E PLENUMIT TË 13-të TË KOMITETIT QËNDROR TË PPSH
Dje më 11 dhjetor 1990 nën drejtimine shokut Ramiz Alia u mblodh Plenumi i Komitetit Qëndror të Partisë i cili shqyrtoi gjëndjen aktuale dhe rekomandoi masat përkatëse për përmirësimin e saj.
Lidhur me sa më sipër ai vendosi:
Në qershor të vitit 1991 të mblidhet Kongresi i X i zakonshëm i Partisë.
Më 26 dhjetor 1990 të mblidhet në Tiranë Aktivi Kombëtar i Partisë për të përcaktuar platformën elektorale të Partisë dhe për të aprovuar listën e kandidatëve të saj për deputetë në Kuvendin Popullor.
Plenumi liroi nga funksioni anëtarët e Byrosë Politike shokët Muho Asllani, Simon Stefani, Foto Çami, Hajredin Çeliku dhe shokët Qirjako Mihali, dhe Pirro Kondi nga detyra e kandidatit të Byrosë Politike të Komitetit Qëndror të PPSH.
Ju rekomandua Kryetarit të Këshillit të Ministrave që në përputhje me situatat e tanishme t’i propozojë Presidiumit të Kuvendit Popullor ndryshimet e nevojshme në qeveri.
Plenumi shprehu mendimin se është në dobi të demokratizimit të mëtejshëm të jetës së vëndit dhe të pluralizmit krijim i organizatave politike të pavarura në përputhje me ligjet në fuqi.
PLENUMI I 13-të I KOMITETIT QËNDROR TË PARTISË PUNËS SË SHQIPËRISË
Tiranë, më 11.12. 1990/Memorie.al
I.K/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
53.5%
-
Jo
41.6%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 1869
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Familja Hoxha brenda një viti konsumoi 2 tonë mish e 7 kuintalë sallam' - Raporti i Kontrollit të Shtetit, për abuzimet e udhëheqjes së PPSH-së
6 Janar, 21:38
-
Ju flet BBC në shqip: Qeveria na kishte frikë, ja arsyet! Esencë-Report Tv (VIDEO)
27 Dhjetor 2024, 21:11
-
Vetëvrasja e Mehmet Shehut para 43 vjetësh, dëshmia e ish-punonjëses së vilës: Kërkoi një kafe dhe një gotë ujë! Ngjarjen e mora vesh kur…
25 Dhjetor 2024, 20:56
-
Dëshmia e rrallë në hetuesi e nuses së djalit të Mehmet Shehut, pas vetëvrasjes së tij: Kur arritëm në katin e dytë vumë re...
23 Dhjetor 2024, 21:33
-
Berishën e nxorën jashtë nga mbledhja, ish-studenti: Na thanë shkoni te Ramiz Alia! PD e Saliut sulmoi studentët e dhjetorit
11 Dhjetor 2024, 11:51
-
Zbulohet dokumenti sekret i Sigurimit, Tetor ‘82 mbi Kanalin e Suezit: Komandanti ka urdhëruar përgjimin e Ambasadës së Egjiptit!
10 Dhjetor 2024, 18:35
-
VIDEO/ ‘Faleminderit shoku Ramiz Alia!’ - Fjalimi i Berishës në dhjetor 1990 kur të gjithë studentët e fishkëllejnë dhe i ndërpresin fjalën!
8 Dhjetor 2024, 22:49
-
'Rrëfimi i rrallë i Ramiz Alisë, se pse nuk e dënoi Enver Hoxha'- Refleksionet e shkrimtarit: Çfarë ndodhi pas festivalit të 11-të dhe përse ai nuk e liroi nga burgu Lubonjën dhe Paçramin
10 Nëntor 2024, 07:43
-
Kreshnik Spahiu: Pse Meta tregoi më pak dinjitet gjatë arrestimit se Fatos Nano apo Ramiz Alia?
22 Tetor 2024, 19:34
-
Shkrimi i panjohur i 'Washington Post' në vitin 1986: Refuzimi i ashpër i Ramiz Alisë ndaj Moskës, pas vdekjes së Enverit! Ndryshimi ka filluar...
6 Tetor 2024, 18:59
-
'Si më bënë agjent të CIA-s dhe UDB-s që 14 vjeç', mësuesi rrëfen historinë në 'Esencë': Takimi im me Hysni Kapon, Ramiz Alinë dhe Enver Hoxhën
31 Maj 2024, 21:29
-
Letra e panjohur për Ramiz Alinë: Një grua për lindje udhëtonte shtrirë në gjendje kome, në karrocerinë e një makine me një lopë, dy viça dhe 4-5 derrkucë
27 Prill 2024, 09:38