Lista e 12 emrave të drejtuesve të qarqeve duket se ka trazuar Partinë Demokratike.
Lidhur më këtë temë u diskutua edhe në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, ku politikani Roland Bejko, u shpreh se me këtë listë Berisha tregoi se nuk ka qenë i larguar kurrë nga Partia Demokratike dhe se ka qenë bashkëdrejtues me Lulzim Bashën.
“Me këtë lëvizje që bëri ai vërtetoi se nuk ka qenë i larguar nga PD, po ka qenë bashkëdrejtues me Bashën sepse janë paka shumë të njëjtët emra. Pas zgjedhjeve të 2025 ai po kujdeset që PD ta ketë në hipotekën e tij dhe të lërë trashëgimtarin e vetë që është e qartë që do ta ketë nga familja. Aty janë disa që më parë që kanë qenë kundërshtar të tij dhe më pas kohë pas kohe shkuan iu bashkuan Grupit të Berishës, ai ka vendosur Salianjin, Gjekmarkajn dhe Boçin”, tha ai.
Bejko theksoi se Berisha ka mashtruar edhe ata që ai i konsideron si besnikë të tij, pasi u premtoi primare, gjë e cila nuk u realizua.
“Berisha që kur u kthye të marr PD, ai mashtroi edhe besnikët e vet, ai u premtoi atyre primare dhe unë u thash se ai ju gënjen. Kjo u duk edhe tek marrëveshja që bëri me Ramën. Sot opozita e Berishës ka shumë para sepse i prodhoi korrupsioni i madh gjatë kohës që ishte në qeverisje, si e mban ai një televizion privat, këto spote që bënë”, tha ai.
I pyetur se sa janë mundësitë e Partia Demokratike për një fitore në 2025, ai tha se janë zero.
“Mundësitë janë zero sepse është një analizë që e kemi bërë gjithmonë. Interesi publik është ndryshe nga interesi partiak. Interesi i këtyre është kush do të jetë në parlament dhe kush do të jetë i pari i listës. Qytetarëve nuk u intereson kush është emri i zgjedhur, por kush është ai ekip që i ndryshon jetën”, tha ai.
S.B/E.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
50%
-
Jo
44.5%
-
Nuk e di
5.5%
Vota total: 2323
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Jakin Marena: ‘Shkrehja’ e PD, pse demokratët ndjehen në turp që kanë Berishën kryetar
27 Janar, 18:34
-
'Studio Live', Besart Logu zbulon në Report Tv: S'jam më pjesë e Bashës, bashkohem me PD-në e Berishës! Meçe: Basha e Berisha bënë lojë 4 vite
27 Janar, 18:22
-
Krijimi i Bankës Shtetërore për Zhvillim, kundërshtitë mes Tabakut dhe Berishës
27 Janar, 17:43
-
VIDEO/ Të përndjekurit politikë, mashtrimet e Berishës në 34 vjet! Nga konferenca e 13 gushtit 1992, tek greva e urisë së vitit 2012
27 Janar, 17:07
-
Zgjedhjet/ Rama prezanton Braçen në njësinë 5, porosi për votën e diasporës: Duhet të përmbushim objektivat! Mbledh edhe delegatët e Tiranës
27 Janar, 16:31
-
PS me zyra në ndihmë të diasporës, Klosi injoron akuzat e opozitës: S'mjafton KQZ, duhen asistuar atje, 1 në 3 refuzohet! Në Tiranë më shumë forca për 11 majin
27 Janar, 15:42
-
Dorëheqje për primaret? Berisha refuzohet nga krerët e degëve! Në Gjermani 'nuk gjen kohë' për emigrantët
27 Janar, 15:37
-
KQZ pranon deri sot 50 mijë shqiptarë për votim nga diaspora! Refuzimet po kapin 30 mijë raste
27 Janar, 15:33
-
Vota e Diasporës/ Ambasadori spanjoll nga Elbasani: Emigrantëve duhet t’u jepet mundësia që të votojnë, e rëndësishme (VIDEO)
27 Janar, 14:58
-
Zgjedhjet/ Karabina: Demokratët Euroatlantikë s’do bëjnë koalicion me Berishën, jo aleancë me ‘non grata’! Rama i dha vulën që ta ketë përballë, Trump ftoi vetëm Bashën
27 Janar, 14:43
-
Eduard Zaloshnja: Qarku Berat kampion relativ deri më sot për kërkesat e emigrantëve në KQZ
27 Janar, 14:35
-
‘Vdes në një aksident Lulzim Basha’, ish-kreu i PD reagon ndaj lajmit: Ndoshta disa do të trishtohen, por jam gjallë e mirë
27 Janar, 13:44