Shqipëria duhet të kalojë nga turizmi i masës te një model i bazuar te cilësia dhe investimet me vlerë të shtuar. Ky ishte një nga mesazhet që përcolli kryeministri Edi Rama në Future Hospitality Forum 2026, ku tha se pas rritjes së numrit të turistëve, sfida tashmë është tërheqja e markave ndërkombëtare dhe zhvillimi i turizmit elitar.

“Sot jemi mbi 12 milionë dhe jemi vërtet në një moment kur, në vend që të jemi thjesht të lumtur për rritjen e kërkesës, jemi të shqetësuar për nevojën urgjente për të rritur cilësinë. Të gjithë e dimë se numrat e mëdhenj të turistëve me të ardhura mesatare apo të ulëta sjellin një stres të madh mbi infrastrukturën tonë, mbi shërbimet tona, mbi mjedisin dhe gjithashtu mbi njerëzit tanë. Duhet të krijojmë më shumë hapësirë dhe më shumë kushte që ekselenca të vijë dhe të bëhet një forcë në vetvete në vendin tonë", tha Rama.


Lajmi kryesor:

'Forumi i Mikpritjes' bën bashkë brandet e mëdha në Tiranë, Rama bizneseve: Nga turizmi masiv drejt atij cilësor! Ftesë investitorëve: Shfrytëzoni potencialin tonë tani!