12 nxënëse i bëjnë dhuratën e veçantë MASR, Kushi: Arti efikas për informimin dhe ndërgjegjësimin e të rinjve kundër trafikimit të qenieve njerëzore

12 nxënëse i bëjnë dhuratën e veçantë MASR, Kushi: Arti efikas për informimin dhe ndërgjegjësimin e të rinjve kundër trafikimit të qenieve njerëzore

Ministrja e Arsimit Evis Kushi dhe nxënëset që dhuruan pikturën

12 vajza të talentuara nga gjimnazi i Manzës kanë punuar me shumë përkushtim një pikturë mjaft të veçantë në kuadër të projektit “Care and Dare”, me mbështetjen e Qendrës “Tirana Art”.

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi i ka mirëpritur në MASR këto realizuese të super-pikturës pesë metër të lartë dhe 175 centimetër të gjerë, me temë “Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore”.

Këtej e tutje kjo vepër e madhe e bërë nga duar të vogla do të qëndrojë në mjediset e MASR.

Përmes rrjetit të saj social Facebook, Ministrja ka publikuar pamje nga takimi me vajzat dhe pikturës së veçantë.

Ajo shprehet se Arti është një nga mekanizmat më efikas për të informuar, edukuar dhe ndërgjegjësuar të rinjtë dhe shoqërinë tonë kundër trafikimit të qenieve njerëzore.

Në fund të postimit ministrja ka shprehur edhe falënderimet e saj të ngrohta ndaj vajzave për këtë dhuratë domethënëse.

 

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)

U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)