Situata nga COVID-19 në vendin tonë vazhdon të jetë e qëndrueshme. 1 viktimë dhe 12 raste të reja infektimi janë regjistruar 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se ka humbur jetën një 89-vjeçare nga Saranda.

Ndërkohë, pas 3255 testimeve të kryera janë konfirmuar 12 raste të reja infeksioni. Përkatësisht këto raste janë regjistruar në këto qytete: 3 raste në Shkodër, 2 raste në Tiranë, Korçë, 1 rast në Fier, Devoll, Prrenjas, Kolonjë, Sarandë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 41 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 118 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129.215 që nga fillimi i epidemisë.

Gjithsej që nga fillimi i pandemisë në vend, numri i personave të infektuar ka shkuar në 132.297, ku 740 vijojnë të jenë aktive. Ndërkaq, numri i viktimave në vend ka shkuar në 2.449.

Ndonëse situata me pandeminë është stabilizuar, sërish Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve që të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat anti-COVID, duke vënë theksin te vendosja e maskës në ambientet e mbyllura dhe kujdesi për higjienën vetjake.

Statistika 

Raste të reja ditore        12

Të shëruar në 24 orë      118

Të shtruar në spitale      41

Humbje jete në 24 orë   1

Testime ditore                3255

 

Testime totale             715,526

Raste pozitive             132,297

Raste të shëruara        129,215

Raste Aktive                  633

Humbje jete                  2,449

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë         291

Korçë            83

Shkodër       73

Vlorë             33

Elbasan        32

Berat             36

Lezhë           27

Gjirokastër   19

Fier               11

Kukës           10

Durrës          14

Dibër          4

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:09
Sot 4.441 vaksinime, në total kanë marrë dozën mbi 700 mijë qytetarë

4.441 vaksinime anti-COVID janë kryer ditën e sotme, ndërsa  në total që nga fillimi i procesit të vaksinimit 770.084 qytetarë e kanë marrë vaksinën. Shifrat i bëri publike ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Objektivi i qeverisë është që të arrihen 1 milionë vaksinime brenda muajit qershor me qëllim që sezoni turistik të jetë më i lehtësuar.