1 viktimë dhe 12 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar 24 orët e fundit në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se ka humbur jetën një 61-vjeçar nga Prrenjasi.

Ndërkohë, pas 2.170  testimeve të kryera janë konfirmuar 12 raste të reja infeksioni. Përkatësisht këto raste janë regjistruar në këto bashki: 5 raste në Tiranë, 3 raste në Berat, 1 rast në Shkodër, Vau Dejës, Elbasan, Sarandë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 41 pacientë, nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 93 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129.308 që nga fillimi i epidemisë.

Gjithsej që nga fillimi i pandemisë në vend, numri i personave të infektuar ka shkuar në 132.309, ku 551 vijojnë të jenë aktive. Ndërkaq, numri i viktimave në vend ka shkuar në 2.450.

Ndonëse situata me pandeminë është stabilizuar, sërish Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve që të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat anti-COVID, duke vënë theksin te vendosja e maskës në ambientet e mbyllura dhe kujdesi për higjienën vetjake.

Statistika 

Raste të reja ditore        12

Të shëruar në 24 orë      93

Të shtruar në spitale      42

Humbje jete në 24 orë   1

Testime ditore                2,170

Testime totale             717,696

Raste pozitive             132,309

Raste të shëruara        129,308

Raste Aktive                  551

Humbje jete                  2,450

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë         237

Korçë            75

Shkodër       67

Vlorë             31

Elbasan        29

Berat             37

Lezhë           25

Gjirokastër   16

Fier                7

Kukës           9

Durrës          14

Dibër          4