Ekselenca europiane/'12 vendet e ëndrrave që duhet patjetër të vizitohen gjatë 2022-shit'! Mrizi i Zanave në Shqipëri në listën prestigjioze të 'Vannity Fair'

Ekselenca europiane/'12 vendet e ëndrrave që duhet patjetër të vizitohen gjatë 2022-shit'! Mrizi i Zanave në Shqipëri në listën prestigjioze të 'Vannity Fair'

Mrizi i Zanave

Mrizi i Zanave është një prej '12 destinacionet e ëndrrave' që duhen vizituar patjetër në vitin 2022. Këshillën për të gjithë udhëtarët e jep revista Vanity Fair" në gjuhën italiane. Në një shkrim të botuar sot jep një listë me 12 shtëpi fermash, hotele me dizajn, vila, kampingje magjepsëse dhe struktura të tjera origjinale të rrethuara nga natyra, ku mund të kalohen pushime të jashtëzakonshme dhe të shijohet ushqim i veçantë.

“Vanity Fair" shkruan se në Fishtë afër Lezhës, vetëm 2 orë nga Tirana, mund të gjeni një vend të respektueshëm për ushqimin në të gjithë Ballkanin, ndërkohë që mund të admironi edhe pamjen e mrekullueshme. Në shkrim përmendet edhe 2 vende të tjera që mund të vizitohen në zonën përreth, Kantina e verës Kallmet dhe punishtja artizanale 'Artistike Zadrima'.

Në listë janë 2 destinacione në Itali dhe nga 1 në Francë, Irlandë, Kroaci, Spanjë, Holandë, Portugali, Greqi, Slloveni dhe Mali i Zi.

'Vannity Fair' është një revistë mujore kulturore, e modës dhe çështjeve aktuale botuar nga “Condé Nast” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pjesa ku flitet për Mrizin e Zanave

9 dhoma, duke përfshirë 6 në një kullë të lashtë - shtëpi tradicionale e Shqipërisë së Veriut - e rinovuar dhe e pajisur me një dritare xhami nga e cila mund të admironi pamje të mrekullueshme të vreshtave të shtëpisë së fermës: Mrizi i Zanave ndodhet në një fshat të vogël në veri të Shqipërisë, dy orë larg kryeqytetit. Falë shijeve të prodhuara këtu, mes të gjitha byrekëve të shijshëm dhe makaronave të bëra vetë, ka fituar një vend të respektueshëm në skenën gastronomike ballkanike.

Afër do të gjeni Kantina Kallmet, ku mund të shijoni një nga verërat më të njohura të Ballkanit, Kallmet, në versionin e saj të kuq, të bardhë ose të vjetruar. Gjithashtu po aty pranë është 'Artistike Zadrima'. Një punishte artizanale ku në tezgjah prodhohen tekstile dhe orenditë e shtëpisë.

K.T./a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Aaa: 03/01/2022 13:04

    Njerëzit më punëtorë dhe paqësorë në Shqipëri! E meritojnë një nder të tillë. Sikur vendi ynë të ishin të gjithë zadrimorë,do të ishte një tjetër realitet. Jo ky që është sot!

    Përgjigju
    • Bbb: 05/01/2022 17:03

      Ha ha ha AAA Sikur vendi te kishte me Zadrimore djemt shqiptare do te ishin Shume te kenaqur……

  • PETRIT: 03/01/2022 13:01

    Respekte per njerezit punetor. Nje administrator hoteli ankohej ne nje emision qe nuk gjente dot personel te kualifikuar ne Shqiperi, Administratori i Mrizit te Zanave i tha : shtoni pagesen sepse do gjeni plot , ashtu si kam gjetur une.Sepse me 40 mije leke pagese nuk ka asnje prespektive , prandaj asnje i afte nuk vjen me punu.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Primaret e Berishës nxorën kandidatët më të mirë për 14 majin?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Të dashuruar me Messin, lojtarët e Australisë në radhë për foto

VIDEO/ Të dashuruar me Messin, lojtarët e Australisë në radhë për foto