12 vjeçarja sulmon bankat

12 vjeçarja sulmon bankat
FILADELFIA – Është vetëm 12 vjeç vajza kanadeze, e cila ka sulmuar bankat duke argumentuar se ato po i vjedhin dy herë qytetarët.
Në muajin prill, ka nisur qarkullimi në Youtube i videos ku Viktoria Grant ka analizuar se si bankat po vjedhin në të gjithë botën në mënyrë të frikshme. Video ka marrë edhe më shumë besim për faktin se analiza e 12 vjeçares është bërë gjatë një takimi të Institutit public banker në Filadelfia dhe që aty është postuar direkt në shumë rrjetes sociale dhe blogje.

Sipas analizes së bërë nga vajza, bankat ndikojnë në aktivitetet e qeverive, si edhe të tatimpaguesve, në mënyrë që klientët e bankave dhe investitorët e vogjël të mashtrohen dy herë. “Kjo për shkak se ata paguajnë taksa në Thesar”, thotë Viktoria.
Sipas prestigjiozes amerikane “Forbes”, video vetëm në 24 orët e fundit ka patur një shikueshmëri shumë të lartë, duke u rritur nga 75 mijë në 200 mijë. Madje “leksioni” i 12 vjecares është marrë edhe nga “Financial Post” dhe Huffington Post.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Sulmi në Moskë, Ankaraja: ISIS-K u ndihmua nga shërbimet sekrete

Sulmi në Moskë, Ankaraja: ISIS-K u ndihmua nga shërbimet sekrete