Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur dje në Shkodër ku u vra aksidentalisht një 12 vjeçare në banesën e saj.
Policia bën me dije se 12 vjeçarja është qëlluar aksidentalisht nga vëllai i saj i mitur, me armën e xhaxhait. Lidhur me këtë ngjarje xhaxhai i 2 fëmijëve është arrestuar për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive.
"Nga strukturat hetimore të Stacionit të Policisë Velipojë, nën drejtimin e Prokurorisë në vijim të veprimeve hetimore në lidhje me ngjarjen e ndodhur dje, më datë 10.02.2021, u arrestua në flagrancë shtetasi Xh. Gj., 30 vjeç, banues në fshatin Baks, Velipojë, Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”(xhaxhai i 12 vjeçares)
Ky shtetas u arrestua pasi në banesë mbante pa leje një armë gjahu, me të cilën shtetasi i mitur E. Gj. aksidentalisht ka shkrepur armën në drejtim të motrës së tij, shtetases E. Gj., e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër", thotë policia.
Ngjarja ka ndodhur dje në orën 16:05 në banesën e të miturës, ndërsa nuk bëhet me dije se si është shkprepur aksidentalisht këmbëza e armës së gjahut nga vëllai i saj i mitur.