12 vjet burg agjentit të policisë 
4 mijë € për transferimet tek GOS 

  12 vjet burg agjentit të policisë <br />4 mijë € për transferimet tek GOS 
Gjykata e Tiranës ka dënuar me 12 vjet burgim ish-punonjësin e policisë, Hamëz Demushi, të akuzuar nga Prokuroria për veprat penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm” dhe “Prodhim dhe shitjes së lëndëve narkotike”.

Po ashtu, gjykata ka dënuar me 3 vjet burgim edhe shtetasin Avni Shaba, për veprën penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm”.

Nga hetimi i Prokurorisë së Tiranës ka rezultuar se i pandehuri Hamëz Demushi i ka dhënë 4 mijë euro të pandehurit Shaba, me qëllim që ky i fundit të ndërhynte te Shefi i Sektorit të operacionales në atë kohë, Albano Ahmetaj, për të lëvizur nga një sektor në një sektor tjetër në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.

Fillimisht, prokuroria e Tiranës zhvilloi hetime edhe për Alban Ahmetajn, por në përfundim nuk u siguruan prova përtej çdo dyshimi të arsyeshëm se Alban Ahmetaj i kishte marrë këto para.

Në momentet e para të hetimit të prokurorisë së Tiranës, u urdhërua ndalimi i shtetasve Hamëz Demushi dhe Avni Shaba. Gjatë kontrollit policor të ushtruar në shtëpinë e Demushit, atij iu gjetën edhe 3.5 kilogramë lëndë narkotike kokainë.

Gjykimi ndaj dy të pandehurve u zhvillua me procedurën e shkurtuar dhe ata përfitojnë uljen e 1/3 së dënimit.

Kodet në komunikime
“Shegë dhe mandarina”. Këto kanë qënë fjalët e koduara që nënkuptonin lekët që ishin dhënë me qëllim transferimin e efektivit të policisë Hamëz Demushi nga komisariati 3, tek Grupi i Operacioneve Speciale.

Gazeta “Shqiptarja.com” zbardh të plota përgjimet e prokurorisë, ku pas dhënies së parave njëri nga zv/drejtorët e policië së Shtetit ka firmosur urdhërin e transferimit ndërsa, ish-¬kryepolici Artan Didi ka refuzuar ta firmosë këtë urdhër, në momentin e fundit.

Më datën 06.09.2014 shtetasi Hamëz Demushi ka filluar punë në Sektorin e Operacioneve Speciale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, fillimisht i komanduar. Lidhur me këtë komandim sipas komunikimeve telefonike të interceptuara dhe të transkiptuara ( biseda e datës 06.09.2014 ora 09:39:55) me babain e tij (posedues i numrit 0685721XXX), punonjësi i policisë Hamëz Demushi (posedues i numrit 0682053XXX) i komunikon të atit se “…

Po jam te puna e re pra, jam te puna e re thashë… Hala s’është zbardh urdhëri po më thanë hajde në punë. Kam me ik në punë qitash…te komisariati hala s’ka ardh konfirmimi për me tënë eja lart…”. Në këtë bisedë kur i ati e pyet “…Ato xhixhat ia çove atij?”,i dyshuari Hamëz Demushi i përgjigjet: “Po nuk e takova unë. E takoi ai shoku jem. Ai që jena kanë bashkë. E njeh ti…, ja çova një katërshe unë dhe një njishe ja jap mbrapa,¬thashë… Pesë do ky”.

Nga hetimet rezulton se personi që ka ndërmjetësuar dhe ka marrë paratë është pikërisht i dyshuari Avni Shaba, pasi në bisedën e një ditë më parë, datë 05.09.2014, ora 22:19:25, Hamëz Demushi i telefonon të dyshuarit Avni Shaba dhe i thotë “Thashë t’i sjell ato lekët, t’ia japim atij shokut, o vlla” dhe ndërsa i dyshuari Avni Shaba i thotë që të mos e vrasë mendjen të durojë njëherë,Hamëz Demushi i thotë “…Po vari trapin. T’ja japim ta heqim dore…”.

Fakti se i pandehuri Avni Shaba ka ndërhyrë të kaluar me punë të dyshuarin Hamëz Demushi pranë DPPDH-¬së nëpërmjet ndërhyrjeve të kundërligjshme dhe me premtime e pagesa financiare sipas prokurorit vërtetohet edhe nga biseda e datës 05.09.2014 ora 10:16.

Nga hetimet ka rezultuar se gjatë periudhës 6 shtator 2014 deri 8 janar 2015 Hamëz Demushi ka vazhduar të punojë i komanduar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit në Sektorin e Operacioneve Speciale.

Kokaina
Gjatë kontrollit policor të ushtruar në shtëpinë e Demushit, atij iu gjetën edhe 3.5 kilogramë lëndë narkotike kokainë. Gjykimi ndaj dy të pandehurve u zhvillua me procedurën e shkurtuar.

3 vjet burg
Gjykata ka dënuar me 3 vjet burgim edhe shtetasin Avni Shaba, për veprën penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm”, pasi ky i fundit do ndërhynte tek Albano Ahmetaj për të firmosur transferimin.


Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )
 

 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

‘Ndryshime ligjore brenda 6 muajve’, Gogu prezanton raportin e PS për 'TIMS': Rishikim tërësor i akteve që mbrojnë të dhënat

‘Ndryshime ligjore brenda 6 muajve’, Gogu prezanton raportin e PS për 'TIMS': Rishikim tërësor i akteve që mbrojnë të dhënat