12 vjet LSI, Ilir Meta mbjell pemë:
Kontribut për të ndryshuar vendin

12 vjet LSI, Ilir Meta mbjell pemë:<br />Kontribut për të ndryshuar vendin
Lëvizja Socialiste për Integrim, sot forca e tretë më e rëndësishme në vend, u krijua si sot 12 vite më parë.

LSI u themelua nga Ilir Meta , i cili vijon të jetë edhe sot kryetar pas 12 vitesh.

Lëvizja Socialiste për Integrim me rastin e 12-vjetorit të themelimit të saj organizoi në të gjithë vendin një sërë aktivitetesh në shërbim të komunitetit dhe të shtresave në nevojë nën moton “Përgjegjësi Sociale’’

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Ilir Meta mori pjesë në aktivitetin e organizuar në shkollën 9-vjeçare të zonës “Farkë e Vogël”,në Tiranë, ku të rinj dhe të reja të LRI ndihmuan për sistemin e ambienteve për të mirëpritur fëmijët në vitin e ri shkollor.

Kryetari i LSI-së z. Meta shprehu kënaqësinë për angazhimin e të rinjve dhe të rejave, por edhe të gjithë anëtarëve të LSI në shërbim të komunitetit anembanë vendit, jo vetëm sot, por në vijimësi.

Z. Meta vlerësoi se ky është shërbimi më i mirë që një forcë politike mund t’i bëjë jo vetëm vetes së saj, por në radhë të parë vendit dhe qytetarëve që të japë shembullin e përkushtimit për të ndihmuar, për të mbështetur, për të përmirësuar çdo standard të vendit.

Ky është një kontribut sado modest në përgjithësi për të ndryshuar vendin, por mbi të gjitha për të ndryshuar një mendësi shkatërrimtare e cila ka të bëjë me atë frymë edhe njëherë individualiste që askush nuk kërkon të marrë një iniciativë për të ndryshuar diçka, aq më tepër të bashkohet me të tjerët për këtë qëllim. Por të gjithë presin gjithmonë vetëm nga shteti dhe jo nga institucionet shtetërore. Unë mendoj se pjesëmarrja aktive e të rinjve dhe e të rejave , e vetë forcave ndryshuese në një komunitet është vendimtare për të vënë në një lëvizje akoma edhe më të fortë edhe vetë institucionet shtetërore për të bërë më mirë detyrat e tyre”, tha z. Meta.

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Petrit Vasili ishte i pranishëm në Fier dhe në Lushnjë ku vlerësoi se LSI është pranë njerëzve të thjeshtë. Duke e konsideruar përgjegjësinë sociale si detyrim të vazhdueshëm të LSI, z. Vasili theksoi se veprimet e thjeshta flasin më shumë se politikat e zhurmshme.

“Lëvizja Socialiste për Integrim është pranë njerëzve të thjeshtë. Përgjegjësia sociale është detyrimi ynë i vazhdueshëm. Mendoj se veprimet e thjeshta flasin më shumë se politikat e zhurmshme. Solidariteti ynë njerëzor është pranë qytetarëve të thjeshtë. Besoj se çdo ditë mund të bëjmë diçka për shtresat në nevojë”, tha z. Vasili.

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, z. Luan Rama mori pjesë në aktivitet e shumta sociale në Berat, sëbashku me anëtarë dhe mbështetës të shumtë të LSI dhe të LRI.

Duke vlerësuar aksionin e Lëvizjes Rinore për Integrim për pastrimin e Kalasë së Beratit, z. Rama u shpreh se LSI është në shërbim të komunitetit.

Në Berat, ashtu sikurse në të gjithë Shqipërinë, Lëvizja Socialiste për Integrim është në shërbim të komunitetit. Dita e LSI-së është në shërbim të komunitetit. Solidariteti dhe humanizmi është themeli i vlerave të LSI-së”, u shpreh z. Luan Rama.

Prononcimi i plotë për media i Kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Ilir Meta

Z. Meta gëzuar festën e LSI-së

Për mua është kënaqësi e veçantë që të jem sot në këtë ditë të rëndësishme për Lëvizjen Socialiste për Integrim, në një shkollë këtu në Farkë. Ndërkohë që të gjithë drejtuesit e LSI janë kudo në të gjithë vendin pranë komuniteteve për të zhvilluar atë moto që ne tashmë kemi përcaktuar për ditën e themelimit të LSI, përgjegjësi sociale, në ndihmë dhe mbështetje të komunitetit. Unë zgjodha këtë shkollë në Farkë dhe meritën këtu e ka Sofika, zëvendësdrejtoreshë, mësuese këtu e cila para disa ditësh më dërgoi një mesazh duke u ankuar që kjo shkollë ka disa probleme dhe meqenëse fëmijët do të fillojnë vitin e ri shkollor, ka nevojë të gjejnë ambiente më të sistemuara për mirëedukimin e tyre. Kjo është arsyeja që unë vura në lëvizje mekanizimin më të shkëlqyer që ne kemi për solidaritet dhe përgjegjësi sociale, Lëvizjen Rinore për Integrim.

Besoj se kjo punë që ka nisur prej disa ditësh dhe që do të përfundojë derisa fëmijët e këtij komuniteti të vijnë në këtë shkollë, por tashmë me kushte shumë më të mira, për mirëedukimin e tyre, të përfundojë me sukses.

Me këtë rast dua të shpreh kënaqësinë time për angazhimin e të rinjve dhe të rejave, por edhe të gjithë anëtarëve të LSI në shërbim të komunitetit anembanë vendit, jo vetëm sot, por në vijimësi. Sepse jam i bindur që ky është shërbimi më i mirë që një forcë politike mund t’i bëjë jo vetëm vetes së saj, por në radhë të parë vendit dhe qytetarëve që të japë shembullin e përkushtimit për të ndihmuar, për të mbështetur, për të përmirësuar çdo standard të vendit ku ne shkollohemi, të vendit ku ne banojmë, të vendit ku ne punojmë, të vendit ku ne jetojmë. Ky është një kontribut sado modest në përgjithësi për të ndryshuar vendin, por mbi të gjitha për të ndryshuar një mendësi shkatërrimtare e cila ka të bëjë me atë frymë edhe njëherë individualiste që askush nuk kërkon të marrë një iniciativë për të ndryshuar diçka, aq më tepër të bashkohet me të tjerët për këtë qëllim. Por të gjithë presin gjithmonë vetëm nga shteti dhe jo nga institucionet shtetërore. Unë mendoj se pjesëmarrja aktive e të rinjve dhe e të rejave, e vetë forcave ndryshuese në një komunitet është vendimtare për të vënë në një lëvizje akoma edhe më të fortë edhe vetë institucionet shtetërore për të bërë më mirë detyrat e tyre.

Është kënaqësi e veçantë që jam këtu me dy profesorë shumë të nderuar të cilët janë përfshirë në Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe kanë patur një angazhim të jashtëzakonshëm gjatë këtyre viteve, Profesor Edmond Panariti dhe Profesor Shezai Rrokaj. LSI u ka dhënë mundësi shumë intelektualëve që të përfshihen dhe të japin kontributet e tyre në këtë forcë politike, por edhe në të gjithë jetën publike të vendit. Ashtu sikurse jam shumë i kënaqur që jam këtu edhe me Kejdin dhe Floidën dhe gjithë të rinjtë dhe të rejat që para 12 vitesh ishin 9-10 vjeç, ndërsa tani drejtojnë Lëvizjen Socialiste për Integrim, drejtojnë Lëvizjen Rinore për Integrim. Mendoj se kjo është shumë e rëndësishme sepse vëmendja dhe kujdesi që ne kemi kushtuar gjithmonë për më të rinjtë por edhe për fëmijët, ka qenë dhe mbetet vendimtare në mënyrë që gjenerata e re të rritet me dashurinë për vendin ku mëson, për vendin ku studion dhe padyshim që kjo kontribuon për të rritur dashurinë e tyre për vendin tonë dhe angazhimin e tyre për t’i shërbyer kësaj të ardhme, pikërisht këtu ku nevoja është më e madhe.

Në 12 vite Lëvizje Socialiste për Integrim, cili është bilanci dhe në vitin e fundit të mandatit qeverisës si e shikon veten LSI dhe ju si kryetar?

Mendoj se LSI ka treguar me vepra që është një forcë politike e veçantë, e cila nuk krijon probleme, por zgjidh probleme. Dhe kjo është shumë e rëndësishme për politikën shqiptare në përgjithësi. Pra duhet t’i orientojë energjitë e saj drejt zgjidhjes së problemeve, sepse vendi ka mjaft probleme të trashëguara dhe probleme të reja që imponohen edhe nga faktorë dhe rrethana ndërkombëtare, pra ekonomike, të sigurisë.

Së dyti LSI si gjithmonë ka sjellë një mesazh pozitiv, një mesazh bashkëpunues në jetën politike dhe shoqërore në vend, një mesazh përfshirjeje dhe integrimi dhe natyrisht që do të vazhdojë në këtë rrugë sepse mendoj që vetëm një politikë pozitive i shërben vendit tonë, krijon më shumë shpresë dhe krijon më shumë energji nga të gjithë qytetarët tanë, sidomos nga më të rinjtë dhe më të rejat e shoqërisë sonë, nga intelektualët, nga të gjithë ata që kanë aftësi dhe energji për t’i dhënë Shqipërisë impulse shumë më të fuqishme progresi dhe solidariteti shoqëror.

Dhe padyshim që fryma e bashkëpunimit dhe solidaritetit që LSI rrezaton çdo ditë, është shumë e rëndësishme për t’iu kundërvënë frymës së egoizmit dhe të individualizmit, e cila nuk e bashkon shoqërinë tonë, e cila nuk e bashkon politikën tonë, e cila nuk e bënë Shqipërinë një faktor edhe më të fuqishëm dhe më të rëndësishëm, jo vetëm për stabilitetin dhe progresin e saj dhe për atë përgjegjësi rajonale që ajo ka, por njëkohësisht edhe për ta bërë një model për të gjithë shqiptarët kudo ku janë.

Mendoj që vendi ynë i ka të gjitha mundësitë,i ka të gjitha kapacitetet, ka të gjithë vullnetin për ta bërë këtë gjë dhe ta bëjmë të gjithë së bashku me të gjithë komunitetin kudo ku jetojnë.

Z. Meta kjo frymë bashkëpunimi është edhe në koalicionin ku ju bëni pjesë?

Patjetër, kjo frymë bashkëpunimi është kudo, që këtu në Farkë ku jemi. Kjo frymë bashkëpunimi është brenda koalicionit. Kjo frymë bashkëpunimi është edhe jashtë koalicionit me të gjithë faktorët politik edhe shoqëror sepse bashkëpunimi nuk duhet të njohë kufij . Ndërsa zgjedhjet politike, pozicionet politike, ato u takojnë qytetarëve shqiptar që t’i vendosin dhe ne t’i respektojmë.

Z. Meta, bashkëpunimi dhe konsensusi do ta kërkoni edhe në seancën e 22 shtatorit, ku do të votohen edhe ligjet e tjera, për sa i takon reformës në drejtësi apo mazhoranca do ti votojnë e vetme, siç ndodh me vettingun?

Do të bëjmë çdo gjë për të vazhduar në rrugën e bashkëpunimit, në rrugën e konsensusit brenda të gjithë mundësive. Shpresojmë që të gjithë të bëjnë më të mirën për të ecur në këtë rrugë sepse Shqipëria ka nevojë për bashkëpunim dhe ka nevojë për t’i bashkuar energjitë pozitive të shqiptarëve. Shqiptarët kudo në botë shkëlqejnë. Duhet të shkëlqejë Shqipëria duke e çuar në drejtim pozitiv të gjitha energjitë e shqiptarëve këtu.

Z. Meta ky është një vit zgjedhor. Pas 12 vjetësh ku synon të jetë LSI?Si do të dali në zgjedhjet e tjera dhe a do të ketë ministra të tjerë që do ta lënë qeverinë , për tu marrë me punë partish?

Për LSI sot nuk është sesi do të dalin zgjedhjet e tjera. E rëndësishme është ku do të jetë Shqipëria në zgjedhjet e qershorit 2017 dhe për këtë qëllim LSI është shumë e përqendruar aktualisht dhe në muajt që vijnë. Në radhë të parë në ecurinë e suksesshme të reformës në drejtësi. Në ecurinë e suksesshme të gjithë reformave të tjera përveç asaj në drejtësi, që janë kyçe për integrimin evropian të vendit. Dhe shpresojmë në një rekomandim pozitiv nga Komisioni Europian, në një vendim pozitiv nga vendet anëtare. Dhe kjo do të ishte shumë e rëndësishëm sesa rezultati ku do të jetë çdo forcë politike pas këtyre zgjedhjeve. Pra më e rëndësishme për ne do të jetë se ku do të jetë Shqipëria pas këtyre zgjedhjeve dhe të punojmë shumë tani pa e patur mendjen tek zgjedhjet ,por tek këto javë që kemi përpara dhe tek këto 2- 3 muaj për një mesazh pozitiv për të ardhmen e vendit tonë.

Për sa i përket ministrave?

Nuk është fatkeqësi të mos jesh ministër, Kryetar Parlamenti apo mos të jesh në ndonjë pozitë pushteti. Fatkeqësi është të mos kesh bukë për fëmijët. Fatkeqësi është të mos kesh një shtëpi. Fatkeqësi është të mos i çosh në shkollë fëmijët, të mos kesh mundësi që t’i çosh në ambiente për t’u mirëedukuar dhe për t’u përgatitur për të ardhmen. Ndërsa të jesh ministër, të jesh në pushtet do të thotë përgjegjësi dhe të japësh shembullin më të mirë për të bërë maksimumin për qytetarët tanë, sidomos për ata që kanë më shumë nevojë. LSI prioritet ka patur dhe do të këtë më shumë të ardhmen, interesin publik dhe interesin e qytetarëve të thjeshtë sepse të privilegjuarit nuk kanë nevojë për LSI.


Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Kaosi në Kuvend, Kryesia e Partisë së Lirisë: Mbështesim plotësisht qëndrimin e opozitës në Parlament

Kaosi në Kuvend, Kryesia e Partisë së Lirisë: Mbështesim plotësisht qëndrimin e opozitës në Parlament