I gjithë fshati Vllahinë në Selenicë është i mbushur me depozita...Prej vitesh banorët vuajnë mungesën e ujit të pijshëm në çezma. Janë rreth 120 familje që përballen çdo ditë me këtë problematikë edhe pse paguajnë rregullisht faturat në ujësjellës.
“Kemi më shumë se një muaj pa ujë, vjen 10 minuta dhe ikën...
Si ia bëni?
Po me të keq! Për të larë me ujin e liqenit, për të mirë shkojmë mbushim me makinë në fshatra të tjerë...", thotë një banor.
“Beharit vuajmë shumë, ndërsa tani vjen pak ujë në çezma. Me pompë, harxhojmë benzinë për të mbush depozitat. Pushtetarët shohin vetëm si të pasurohen për vete, ne kështu me vështirësi. Vjen shumë pak ujë në çezma, faturat i paguajmë, shiko librezat, por ujë s’kemi”, u shpreh një tjetër.
Sipas banorëve uji vjen me orar të reduktuar vetëm 10 minuta në ditë ç'ka është e pamjaftueshme për të plotësuar nevojat për ujë të pijshëm apo për konsum shtëpiak. Ata kërkojnë nga bashkia e Selenicës të marrë masa të menjëhershme për investime në ujësjellës.