DURRËS- Mbi Velierën e Durrësit, atraksionit pranë portit detar, njeriu i ajrit, Alket Islami promovoi albumin e tij fotografik “Albanian Coast from the Air!”. Një punë voluminoze prej vitesh është hedhur në celuloid nga lartësitë e vendit tonë.
Janë 120 fotografi të cilat paraqesin evoluimin e bregdetit me teknikën krahasuese, si ka qenë në vitet 2000 dhe si është sot.
“Në këtë album, volumi i parë i bregdetit shqiptar pasqyrohet Adratiku dhe një pjesë e vogël e Jonit me foto të viteve 2000-2004 si dhe me foto të ditëve të sotme”, shprehet Alket Islami fotograf.
Islami tha se zgjodhi Durrësin për të promovuar botimin e ri, jo vetëm se është vend bregdetar por se është qytet nostalgjik ku deri në vitet '90, në plazh shkohej me tren e duhej "mik" të siguroje bileta udhëtimi. Ai më tej tha se botimi i radhës do të jetë për Vlorën.
“Kam fatin që e kam arkivën sepse arkiva vdes po nuk e trazove. Do vazhdoj me volumin e dytë me Vlorën dhe Karaburunin, që të shohin të gjithë si ka qenë Vlora dhe si është bërë sot”, tha më tej Islami.
Qëllimi i këtij botimi është promovimi i turizmit shqiptar jo vetëm brenda vendit por edhe jashtë tij nëpërmjet agjencive turistike.
Tani qe shpiken dronat te ra puna or teeeejjjjj
Përgjigju