120 të vrarë në 1 ditë në Alepo
20 mijë sirianë bllokohen në Turqi

120 të vrarë në 1 ditë në Alepo<br />20 mijë sirianë bllokohen në Turqi
Të paktën 20 mijë sirianë janë afruar drejt kufirit turk, pasi janë larguar nga luftimet që po ndodhin afër qytetit Alepo. Refugjatëve sirianë nuk ju është lejuar të futen në territorin turk, - raporton BBC.
 
Kjo dyndje e madhe e popullit sirian ka ardhur si pasojë e luftimeve të ashpra që po ndodhin ndërmjet kryengritësve dhe forcave qeveritare siriane, të mbështetura nga sulmet ajrore të Rusisë, që praktikisht e kanë rrethuar qytetin Alepo, i cili është bazë e kryengritësve.
 
Sipas BBC Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Londër tha se nga luftimet e djeshme në vendin Ratian afër Alepos, janë vrarë deri më tani 120 vetë nga të dy palët.
 
Zyra e Kombeve të Bashkuara për çështje humanitare tha se 5 - 10 mijë njerëz janë zhvendosur në afërsi të qytetit Aziz.
 
Deri më tani raportohet se afro 300 mijë njerëz janë bllokuar në Alepo, pasi rruga kryesore e furnizimit është ndërprerë nga forcat qeveritare gjatë luftimeve, e cila ka shkaktuar ndërprerjen e bisedimeve për paqe në Siri, që patën filluar këtë javë në Gjenevë të Zvicrës.

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Vihen nën kontroll vatrat e zjarrit në bashkinë e Selenicës, s’ka rrezik për banorët

Vihen nën kontroll vatrat e zjarrit në bashkinë e Selenicës, s’ka rrezik për banorët