Kjo është kështjella prej 2.6 milionë eurosh që identifikohet të jetë e Ermal Beqirit, për të cilën SPAK ka kërkuar sekuestrimin. Ajo me të cilën identifikohet lehtësisht se i përket biznesmenit, është një seksion në faqen zyrtare si dhe nga vetë njoftimi i SPAK që përcakton se kështjella ndodhet në Oise.

Château d'Auteuil në Berneuil-el-Bray është një vend ekskluziv dhe pak i njohur për publikun, një monument historik privat i vendosur rreth një orë larg Parisit, në Oise”, thuhet në faqen zyrtare ku reklamohet kështjella.

Regjistrat francezë të pasurive të paluajtshme tregojnë se më 30 dhjetor 2024 Château d’Auteuil u shit për 2.612.200 euro. Shuma përputhet pothuajse plotësisht me atë të përmendur nga SPAK për blerjen e një kështjelle në Oise.

Sipas informacioneve të përfshira, kështjella është ndërtuar në “stilin e Luigjit XIII, u ngrit në fund të shekullit XVI dhe u rindërtua në mënyrë identike në vitin 1840 nga konti i ri Archambault de Combauld de Bourbon.”

“Prej 15 vitesh, pronarët e apasionuar janë angazhuar në restaurimin e saj për t’i rikthyer shkëlqimin e dikurshëm.

Rreth 50 ambiente, me një sipërfaqe totale prej 1 200 metrash katrorë, po restaurohen gradualisht, duke ndërthurur elementët klasikë si parketet në stilin e Versajës dhe oxhakët prej mermeri, me komoditetet moderne.

Prej 10 vitesh, pesë dhoma dhe suita luksoze u ofrojnë vizitorëve një qëndrim të paharrueshëm”, thuhet më tej.

Publikimi në faqen zyrtare


Lajmi kryesor:

Ermal Beqiri me kështjellë 2.6 mln euro në Francë, ja VIDEO si duket! Llogari 2 mln euro, apartamente e mjete motorike! SPAK kërkon sekuestron e pasurive