123 raste të reja dhe 3 humbje jete nga COVID! Sot u bënë 16,773 vaksina, nga fillimi i fushatës mbi 433 mijë

123 raste të reja dhe 3 humbje jete nga COVID! Sot u bënë 16,773 vaksina, nga fillimi i fushatës mbi 433 mijë

Spitali Infektiv

123 raste të reja dhe 3 humbje jete nga COVID janë shënuar në 24 orët e fundit në vendin tonë. Ndërkaq në 24 orët e fundit janë bërë 16,773 vaksina anti COVID, ndërsa që nga fillimi i fushatës janë kryer 433, 628 vaksinime.

"Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor 3 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Korça, të moshave 65- 84 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve".

Në 24 orët e fundit janë kryer 2258 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 123 qytetarë.

"Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 32 raste në Tiranë, 9 raste në Fier, 8 raste  në Sarandë,7 raste në Gjirokastër, 5 raste në Durrës, Korçë, Lushnje, 4 raste në Shkodër, Tropojë, Mallakastër, Pogradec, Gramsh, Skrapar, 3 raste në Devoll,  Mirditë, Berat, 2 raste në Krujë, Kavajë, Vlorë, Kamëz,  Patos,1 rast në Kurbin, Elbasan, Kukës, Lezhë, Pukë, Përmet, Peqin, Memaliaj, Vorë".

Në 24 orët e fundit janë shëruar 724 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 107,887 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 122 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19.

"Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital".

Statistika (28 Prill 2021)

Raste të reja ditore        123

Të shëruar në 24 orë      724

Të shtruar në spitale      122

Humbje jete në 24 orë   3

Testime ditore                2,258

Testime totale             630,822

Raste pozitive             130,859

Raste të shëruara       107,887

Raste Aktive                 20,586

Humbje jete                  2,386

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   16351

Fier      1586

Durrës  467

Shkodër      564

Korçë    459

Gjirokastër   344

Vlorë    244

Elbasan   132

Kukës     171

Dibër    103

Berat       107

Lezhë     58

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:10
Manastirliu: Sot u bënë 16,773 vaksina anti COVID ! Sa qytetarë janë vaksinuar që nga fillimi i pandemisë

Në 24 orët e fundit janë bërë 16,773 vaksina anti COVID. “Shqipëria Buzëqesh”, kështu shkruan ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, në rrjetin social “Facebook” ndërsa publikon shifrat e vaksinimit që nga fillimi i fushatës. Manastirliu bën me dije se që nga fillimi i fushatës janë kryer 433, 628 vaksinime.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?