"124 kriminelët", LSI: Ilir Meta të
thërrasë Ramën,Llallën e SHISH

thërrasë Ramën,Llallën e SHISH">
Presidenti Meta zhvilloi sot një takim me ministrin e Brendshëm Demiraj, i cili e vendosi në dijeni për situatën e fundit të zjarreve në të gjithë vendin.
 
Por Luan Rama përmes një statusi në Facebook shprehet se pavarësisht zjarreve që kanë pushtuar vendin nuk duhet hequr vëmendja nga droga.
 
Zv/kryetari i LSI-së, ngre pyetjen nëse Presidenti Meta është informuar nga ministri Demiraj për listën me 124 emrat e shpallur si kriminelët e drogës.
 
Sipas tij, Presidenti i Republikës, nëse nuk është informuar nga Ministri i Brendshëm për "listën me 124 emrat e kriminelëve të drogës" duhet ta thërrasë Prokurorin e Përgjithshëm, Drejtorin e SHISH dhe Kryeministrin.
 
Rama: Policia disponon emrat e feudalëve të kanabisit
"Policia ka informacionin e duhur, ka emra, bëma, lidhje, lëvizje të këtyre lloj mikrobeve që të bëjë të mundur operacionin super të suksesshëm në këtë drejtim për t'i dhënë një mesazh njerëzve të këtij vendi se koha kur shteti ishte vetëm një aleternative e sigurisë së tyre, ka ikur”, u shpreh Rama në 31 Korrik gjatë mbledhjes së Task Forcës së Zyrës Operacionale kundër Kanabisit.
 
Kanabisi, Dritan Demiraj:Gati arrestimi i 124 personave
Ndërsa më konkret me numrin e listës ishte ministri i brendshëm teknik  Demiraj i ftuar në Report TV, po në 31 Korrik.
 
Ai u shpreh se ekziston një listë me 124 emra të përfshirë në trafikimin e lënëve narkotike dhe pjesë e listës janë edhe bujq të thjeshtë si dhe njerëz që kanë mbështetje politike.

STATUSI I PLOTE I LUAN RAMES
Vëmendja tek zjarret, nuk duhet të na bëjë të "harrojmë" listën e kriminelëve të drogës!
Siç bëhet e ditur zyrtarisht, Presidenti i Republikës zhvilloi një takim me Ministrin e Brendshëm, gjatë të cilit, citoj njoftimin zyrtar të zyrës së shtypit të Presidencës:
"... Kreu i Shtetit i Shtetit diskutoi me shqetësim dhe vëmendje maksimale mbi situatën e rëndë në të cilën ndodhet vendi ynë për shkak të zjarreve në disa qarqe".
Natyrisht, njoftimi është më i gjatë e më i detajuar, por thelbi është në çfarë citova më lart.
Shumë mirë deri këtu! Sepse zjarret po djegin Shqipërinë!
Dhe me gjithë përpjekjet e sforcuara dhe angazhimin e një morie institucionesh, edhe për shkak të një strukture inefiçente të mbrojtjes kundër zjarrit e të pa pajisur me e mjetet e nevojshme, zjarret vazhdojnë të bëjnë kërdinë, sidomos në pyje, e të mbeten një rrezik i madh.
Mirëpo unë gjetiu e kam fjalën.
A u informua Presidenti i Republikës prej Ministrit të Brendshëm për atë "zjarrin" tjetër, për drogën që po e djeg Shqipërinë prej vitesh e që u rindez në kohën e Rilindjes në të gjithë teritorin e vendit?
A ju bë e njohur Presidentit të Republikës lista me 124 emrat e shpallur si kriminelët e drogës prej vetë Kryeministrit e më pas edhe prej Ministrit të Brendshëm?
Vëmendja tek zjarret që po djegin Shqipërinë, nuk duhet të na bëjë të harrojmë listën e kriminelëve të drogës!
E meqë po bëhet mbi një javë që Kryeministri deklaroi se e ka këtë listë, a ka ndërmarrë ndonjë veprim procedurial Prokuroria, qoftë edhe kryesisht, siç e lejon edhe Kodi i Procedurës Penale, pavarësisht faktit nëse e dërgon në Prokurori këtë listë Kryeministri apo jo?
Eshtë koha për luftë me forcën e ligjit ndaj çdo veprimtarie kriminale e sidomos, ndaj kultivimit e trafikimit të drogës!
Ndaj Presidenti i Republikës, nëse nuk është informuar zyrtarisht nga Ministri i Brendshëm për "listën me 124 emrat e kriminelëve të drogës" dhe se çfarë po bëhet për t'i dërguar ata në duart e ligjit, duhet ta thërrasë sërish.
Duhet ta thërrasë e jo vetëm të informohet.
Duhet të thërrasë edhe Prokurorin e Përgjithshëm, edhe Drejtorin e SHISH, edhe Kryeministrin, sepse lufta kundër drogës duhet kthyer në një aksion kombëtar.
Kjo është një luftë që duhet fituar medoemos, për të shpëtuar Shqipërinë!

 


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Patos/ Punonjësi egjiptian bie nga lartësia dhe humb jetën teksa punonte në shtyllën e tensionit në Ruzhdie

Patos/ Punonjësi egjiptian bie nga lartësia dhe humb jetën teksa punonte në shtyllën e tensionit në Ruzhdie