124 sipërmarrje italiane zbarkojnë në
Shqipëri, do të investojnë në ndërtim

TIRANE - 124 sipërmarrje italiane bashkë me ato shqiptaret do të marrin pjesë në simpoziumin “Të ndërtojmë së bashku”. Takimi, u parapri nga një konference për shtyp të kryesuar nga Shkëlqesia e Tij Ambasadori, Massimo Gaiani, i cili theksoi se numri i madh i kompanive pjesëmarrëse flet për interesin e dukshëm të sipërmarrjes italiane për Shqipërinë. 

Do të kemi një delegacion të madh sipërmarrësish italianë të sektorit të ndërtimit, të cilat vijnë nga 15 rajonet e Italisë. Kjo dëshmon interesin e madh për Shipërinë, por nga ana tjetër eventi do të kthehet në traditë të përvitshme përmes të cilit sipërmarrësit shqiptarë e italianë do kenë mundësinë të takohen ccdo pranverë. Qëllimi i kësaj nisme është njohja më nga afër e Shqipërisë dhe sipërmarrjeve Shqiptare, ndërkohë që synimi i saj shpjegohet mjaft mirë që nga titulli: Buildin Together, të ndërtojmë së bashku,” – tha Gaiani.

Massimo Rustico, Kryetari i Shoqatës së Ndërtuesve Italianë, ku bëjnë pjesë mbi 20 mijë kompani, e shpjegoi interesin e sipërmarrësve fqinjë me faktin që Shqipëria është pjesë e korridorit 8, por dhe me rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Nga ana e saj, Zëvendësministrja e Zhvillimit Ekonomik Brunilda Paskali, pasi e vlerësoi Italinë si partnerin kryesor tregtar të Shqipërisë, tha se ka ardhur çasti i një hapi tjetër mes dy vendeve: atë të investimeve strategjike.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen