Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 125 raste të reja duke shënuar numrin më të lartë të të infektuarve deri tani që nga shfaqja e pandemisë. Gjithashtu në vend janë regjistruar edhe 2 viktima si pasojë e covid-19 në 24 orët e fundit.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë numri i të shëruarve ka shkuar në 8 pacientë. Instituti i Shëndetit Publik, numri më i madh i rasteve të fundit me Covid 19 i takon grup moshës midis 30-39 vjet.
Ndërkohë, nga OBSH-ja pas përditësimit të udhëzimeve kanë rekomanduar të gjitha qeveritë në botë të insistojnë që qytetarët të mbajnë maska mbrojtëse në vendet publike dhe ta bëjnë atë të detyrueshme.