1281 testime/ 185 raste të reja me COVID dhe 6 viktima! Humb jetën biznesmenia e njohur në Durrës dhe artisti nga Elbasani

1281 testime/ 185 raste të reja me COVID dhe 6 viktima! Humb jetën biznesmenia e njohur në Durrës dhe artisti nga Elbasani

Biznesmenia Shpresa Prodani, Spitali Infektiv dhe tabela e përditësimit mbi të dhënat e COVID-19 në Shqipëri

TIRANË- 4 janari ka shënuar një ulje të ndjeshme të rasteve ditore me COVID-19, edhe pse ka pasur një ulje edhe sa i përket numrit të testimeve. Kështu, si rezultat i 1281 tamponëve të kryer, kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 185 qytetarë e ndërsa fatkeqësisht betejën me këtë virus e kanë humbur 6 persona.

" Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve 6 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID19: 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Peqini, 1 qytetare nga Lezha, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Përmeti, të moshave 59-76 vjeç", njofton Ministria e Shëndetësisë.

Ulje ka pësuar edhe numri i të shtruarve në 4 spitalet COVID.

"Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 274 pacientë, 28 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar", thuhet në njoftimin zyrtar, teksa bëhet e ditur se në 24 orët e fundit janë shëruar 348 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 34,996 që nga fillimi i epidemisë.  

Ministria e Shëndetësisë bën apel që të mos neglizhohem masat anti-COVID.

"Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel qytetarëve të kufizojnë kontakte, për të kufizuar përhapjen e COVID-19. Mbajtja e detyrueshme e maskës, ruajtja e higjienës personale dhe distancës fizike janë mjetet e vetme që kemi në dorë për të luftuar virusin e rrezikshëm në pritje të vaksinës", mbyllet njoftimi zyrtar.

Rastet pozitive të konfirmuara
31 raste në Tiranë, nga 19 raste në Shkodër, Vlorë, 12 në Sarandë, nga 9 raste në Kurbin, Lezhë, nga 8 raste në Durrës, Kavajë, Cerrik, 6 në Kamëz, nga 4 raste në Kukës, Lushnje, Dibër, nga 3 raste në Fier, Berat, Vorë, Patos, nga 2 raste në Krujë, Mirditë, Rrogozhinë, Librazhd, Mat, Gjirokastër, Delvinë, Tepelenë, Vau i Dejës, nga 1 rast në Korçë, Elbasan, Has, Pukë, Mallakastër, Përmet, Ura Vajgurore, Fushë Arrëz, Belsh, Malësi e Madhe, Kolonjë, Klos, Skrapar, Konispol.

COVID-19 – Statistika (04 Janar 2021)
Raste të reja ditore 185
Të shëruar në 24 orë  348
Të shtruar në spitale 274
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 1,281

Testime totale 269,383
Raste pozitive 59,623
Raste të shëruara 34,996
Raste Aktive 23,428
Humbje jete 1199

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë 13577
Fier 1668
Shkodër 1315
Durrës 1187
Vlorë 942
Korçë 946
Lezhë 901
Elbasan 874
Berat  770
Gjirokastër 490
Kukës 396
Dibër 362

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:48
COVID-19, ndërron jetë në moshën 71-vjeçare artisti Astrit Lopari

1609786288_artistielbasan.jpg

Shënohet një tjetër viktimë si pasojë e koronavirusit.

Ditën e sotme ndërroi jetë në moshën 71-vjeçare kritiku i artit nga Elbasani, Astrit Lopari.

Mësohet se ai ka qenë i shtruar në një prej spitaleve COVID në Tiranë prej dy javësh.

Ai ka drejtuar për një periudhë të gjatë shkollën artistike “Onufri” në Elbasan, nga e cila kanë dalë dhjetra talente të mirënjohur të artit, violinistë, pianistë, këngëtarë, kompozitorë dhe piktorë të mirënjohur në vend.

Ora 18:56
Humb jetën nga COVID-19 biznesmenia e njohur në Durrës, në 2013 mori titullin ‘Nderi i Qytetit’

COVID-19 i ka marrë jetën sipërmarrëses së njohur, Shpresa Prodani. Lajmin e ka bërë të ditur vajza e saj, Evis Prodani.

“Mamasë, shoqes, dhe këshillueses më të mire që mund të kishim kërkuar. E dimë që ti je me babin dhe do vazhdosh të na shohësh. Të duash shumë!! RIP”, shkruan Evisi në postimin e saj.

Po kush ishte Shpresa Prodani?
Biznesmenia e njohur Shpresa Prodani e mori drejtimin e kompanisë "DyrrahSped" në vitin 2004, fill pas vdekjes së të shoqit.  E lindur në Tiranë më 12 shkurt 1952, studentja e talentuar e Inxhinierisë do të zhvendosej në Durrës pas martesës me Shpëtim Prodanin dhe për shumë vite do të angazhohej në arsimin profesional në Durrës, duke përgatitur breza të tërë gjimnazistësh.

Kur i shoqi u nda papritmas nga jeta në vitin 2004, asaj iu desh të merrte përsipër biznesin që kishte themeluar dhe drejtonte ai, kompaninë e transportit duke arritur të bëhet një nga biznesmenet më të suksesshme në Shqipëri. Krahas angazhimit në kompaninë  Shpresa Prodani do të ishte një nga anëtaret më aktive të Rotary Club Durrës, ndërsa në vitet 2016-2017 ishte presidente e kësaj organizate.

Shpresa Prodani ishte edhe aksionere në kompaninë e njohur të sigurimeve.  Nga viti 2005, Shpresa Prodani u bë anëtare e Universal Freight Organization me qendër në Londër. Është fituese e çmimit për kualifikim e menaxhim në Gjenevë të Zvicrës dhe përfaqësuese e Shqipërisë në forumin e parë të Detit të Zi për transportin dhe logjistikën mbajtur në Stamboll në dhjetorin e vitit 2011 nga UNDP-ja. Për të gjithë këtë angazhim aktiv në fushën e biznesit, Shpresa Prodanit Bashkia e Durrësit dhe Shoqata Durrësi, i akordoi titullin e lartë “Nderi i qytetit”, në vitin 2013.

B.K./E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja