Një 12-vjeçare prej një jave rezulton e humbur në qytetin e Durrësit. E mitura me iniciale E.V. ka dalë nga banesa dhe nuk është kthyer më.  Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 7 në Durrës

Ajo ka rreth një javë që është zhdukur, ndërsa policia ende nuk ka rënë në gjurmët e vajzës.

Sipas burimeve për Report Tv ky është një rast i përsëritur i të miturës, e cila është larguar edhe më herët nga banesa.