SHKODER- Shkodra nuk është në festë as më 13 dhjetor. Para 24 viteve një grup të rinjsh shkodran mposhtën frikën. Me 13 dhjetor të 1990-ës ishte Shkodra qyteti i parë në Shqipëri i cili rrëzoi bustin e diktatorit Enver Hoxha. E sot pas 24 viteve kanë mjaftuar 2-3 kurora me lule e një drekë e shtruar për 50-60 vetë. Thuajse në heshtje ka kaluar gjithçka. Lëvizja “13 dhjetori 1990” e drejtuar nga Luigj Curri ftoi në ceremoninë e vakët përfaqësues të Partisë Demokratike për të vënë kurora me lule tek lapidari që ndodhet para Bashkisë në nder të atyre që patën guximin të rrëzojnë bustin e diktatorit.
/Shqiptarja.com












